E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalët e fundit të Gagarin para fluturimit: Të paktën paskam salçiçe

Sot e gjithë bota feston 50 vjetorin e njeriut të parë në hapësirë. Juri Gagarin vendosi rekordin dhe hyri në histori duke i dhënë famë e nder Bashkimit Sovjetik. SHBA kishte pësuar një humbje të rëndë në garën për hapësirën. 50 vjet më parë më 12 prill Vostok 1 u lëshua në hapësirë dhe Gagarin u bë i pari njeri që shihte tokën në formë sferike. Por sot u publikua edhe biseda e tij përpara se të nisej për misionin me përgjegjësin e misionit. Ai i shpjegoi në fund Gagarinit se ku e kishte ushqimin; karamele, reçel dhe salçiçe. Të paktën paskam salçiçe, ato shkojnë shumë me hënën, tha Gagarin para se të nisej. Po sot, Rusia publikoi disa dokumente sekrete për vdekjen e tij. Për disa kohë ishte menduar se Gagarin u vra nga KGB për shkak se kishte nisur të fliste shumë. Dokumentet e publikuara sot flasin për një problem në avionin e Gagarin, i cili u mundua të shmangte një balonë moti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›