Tradhtia lëndon

Çfarë përfaqëson për ty kënga “Iki larg” në karrierën tënde?
Çdo këngë e karrierës sime ka pasur dashuri dhe përkushtim nga ana ime. Gjithmonë ëndrra e çdo artisti është ta ndajë me publikun punën e tij, pse jo dhe të mirëpritet.
Një duet me një këngëtar të pëlqyer si Vedat Ademi. Si ishte të punoje me të?
Absolutisht ishte një kënaqësi, përveç bashkëpunimit ne jemi dhe miq të mirë. Kështu që kjo e bëri akoma dhe më të këndshme punën tonë.
Fabula flet për një vajzë që tradhtohet nga partneri i saj. Ka pasur në jetën tënde një histori të ngjashme?
Unë kam njohur dashurinë falë Ermalit, vazhdoj ta përjetoj atë furishëm. Uroj të mos e provoj.
A mendon se të tradhtohesh nga partneri është fundi i botës apo duhet marrë më me sportivitet?
Tradhtia është gjë e shëmtuar dhe të lëndon. Por, po të them një shaka që bëja me Vedatin gjatë kohës së xhirimeve: Nëse në fund të jepet një Ferrari për të ikur larg (siç e kisha unë në klip), ikën gjithë qejf.
Na rrëfe disa momente pikante gjatë xhirimeve të klipit, ato që publiku nuk ka mundësi t’i përcjellë…
Në fakt “Pro video” ka menduar të realizojë edhe një mini-video “backstage” me pjesët gjatë xhirimeve. Ka pasur shumë të tilla, si në çdo video. Por, njërën që më kujtohet tani, më beso ishte vërtet shumë e sikletshme. M’u fik makina në mes të kryqëzimit. Por, duke qenë se Ferrari i ka marshet te timoni, e bënte pak të vështirë për mua rindezjen. U bë goxha trafik deri në momentin që mbërriti tek unë produksionit për të më ndihmuar.