Fjalet e fundit te botes
Gjuhe qe rrezikojne te vdesin idioma ne rrezik zhdukjeje zera qe po shuhen pergjithmone. Shkencetari David Harrison shkoi ne vendet me te humbura nga Australia ne Siberi e deri ne Ameriken Latine per te mbledhur nje pasuri kengesh historish dhe gjuhe per te treguar se te flasesh nuk do te thote vetem te komunikosh
Cdo gjuhe perben nje pjesez te botes. Fjalet nuk sherbejne vetem per te komunikuar realitetin por per ta krijuar ate sepse gjithcka qe ekziston gjendet te gjuha dhe ajo qe nuk flitet me vdes nuk jeton. Idete emocionet ndjenjat institucionet e njeriut por edhe gjerat objektet vendet ne te vertete jane vende te qenies se fjales rregull ky i vendosur nga koha. Ne kete kuptim cdo gjuhe eshte nje trashegimi sic thoshin njerez te famshem dikur midis tyre edhe Ferdinand de Saussure krijuesi i linguistikes moderne. Po ashtu cdo gjuhe qe zhduket eshte nje pasuri qe humbet nje pjese e njerezimit qe hesht pergjithmone. Pikerisht shprehjeve qe po zhduken linguisti amerikan i ka dedikuar librin e tij te fundit The Last Speakers The Quest to Save the Worlds Most Endengered Languages. Libri perben nje udhetim magjepses dhe aventurash mes fjaleve qe planeti rrezikon ti lere qe te zhduken pergjithmone. 248 gjuhe origjinale te Amerikes Latine nga te cilat 64 ne Brazil dhe 53 ne Meksike rrezikojne te zhduken ne pak vite. Alarmi vjen nga UNESCO.
Nga Siberia ne rrafshnaltat boliviane nga Guineja e Re deri ne ishujt linguistike te Perendimit. Gjuhet qe sot rrezikojne te jene te zhytura ne detin e globalizimit dhe monolinguistizmit qe ai ofron trajtohen gjeresisht ne liber. Sigurisht rrjedhojat e gjithe kesaj qe po ndodh nuk mund te jene asgje tjeter vecse nje reduktim i zerave te planetit dhe nje ngjitje galoponte e anglishtes. Nje formatizim i mendimit qe sakrifikon diversitetin ne emer te prakticitetit. Ky eshte paradoksi i sotem. Komunikojme gjithmone e me shume por fjalet per ta bere kete veprim sa po vijne e po zvogelohen. Dhe keshtu dite pas dite shume komunitete adaptojne gjuhet dominuese duke lene qe te vdesin ato te tyret. Sot jane shume arsyet qe po i shtyjne gjuhet te zhduken duke perbere nje rrezik mjaft te madh per historine e njerezimit. E nuk ka lidhje vetem me ate qe do zhduket por duhet te marrim parasysh pasojat. Bashke me te do te zhduket edhe nje kapitull i rendesishem i jetes dhe historise se atij fisi qe e ka folur per kaq shume vjet. Me sa duket fati i gjuheve eshte shume i lidhur me ate te specieve me te ashtuquajturat biodiversitete. Shume jane pothuajse te panjohura ashtu si emrat e tyre. Dijet ne fushen e botanikes kimise farmakologjise agrikultures do te zhduken pergjithmone me folesit e fundit mbi Toke. Sepse jo gjithcka mund te perkthehet. Dhe nje gjuhe nuk vlen me pak apo me shume se tjetra. Ne kete kuptim fakti qe anglishtja eshte gjuha qe dominon sot ne bote nuk perben nje avantazh por nje problem. Pikerisht kushti titulloj nje shkrim i rendesishem i shfaqur disa kohe me pare ne Herald Tribune qe u dedikohej ndryshimeve linguistike te dominimit imperial amerikan. Me pak fjale a jemi te sigurt se do jemi ne gjendje te komunikojme vetem me pak gjuhe ne dispozicion Kjo pyetje qe qendron ne thelb te librit Harrison i pergjigjet me nje lsquoJo te madhe. Gjuhet ne rrezik zhdukjeje duhet dhe mund te shpetohen. Duke u perpjekur ti rrisim vleren prestigjin apelin ne syte e atyre qe e flasin por edhe ne ato te te tjereve. Me pak fjale duke rritur kuoten e tyre ne tregun boteror te gjuheve. Ti japesh cdo gjuhe vleren qe i takon eshte nje detyre qe na takon te gjitheve. Jo te gjitha gjuhet mund tu thone gjithcka te gjitheve por secila mund te kete dicka per te thene. Karli V qe nuk arriti kurre te mesonte latinisht por qe dinte goxha per globalizimin duke qene se ne perandorine e tij dielli nuk perendonte kurre thoshte se duhej te fliste spanjisht me zotin italisht me te dashuren frengjisht me mikun gjermanisht me ushtaret anglisht me rosat hungarisht me kuajt dhe po ashtu tjeter gjuhe me djallin. Ndoshta per te shpetuar idiomat ne rrezik duhet marre shembull nga indigjenet e ngushtices se Torresit nje prej parajsave te antropologjise qe mendojne se ky problem zgjidhet duke e bere me bashkekohore gjuhen e tyre duke krijuar fjale te reja per te perkthyer terma te tille nderkombetare si kompjuteri. Ne fakt problemi eshte i njejte gjithandej. Kur mungojne fjalet mungojne mendimet.
Armiku kryesorNje nga shkaqet e zhdukjes se gjuheve eshte globalizimi qe ka shekuj qe thellohet. Ne nje bote qe behet gjithnje e me shume e ndervarur gjuhet me te vogla rrezikojne te shtyhen derisa madje edhe te shuhen nga zhdukja. Disa gjuhe jane shtypur prej qeverive te cilat pelqejne vetem nje gjuhe kombetare ne shtetet perkatese. Profesori Majkell Kraus i Universitetit te Alaskes dallon qe vendet me shumellojshmerine me te madhe gjuhesore jane Indonezia dhe Papua-Guineja e Re ku te pakten ato qe sundojne mbeshtesin perhapjen e gjuheve kombetare dhe zvogelimin e shumellojshmerise. Kercenime te tjera per gjuhen jane edhe vrasjet e racave shoqerore dhe semundjet ngjitese shfarosese.
LindjaGjuhe te reja kane lindur gjithashtu gjate shekujve te fundit. Nje nga keto eshte gjuha tok pisin e cila eshte e zhvilluar prej nje zhargoni te larget te anglishtes e gjermanishtes dhe tani eshte gjuha kombetare e shtetit Papua-Guineja e Re. Si shembuj krahasues te shperndarjes gjuhesore permenden Europa me popullsi 661 milione dhe 225 gjuhe te ndryshme irian xhaja ne Indonezi me popullsi 1 641 000 dhe 265 gjuhe te ndryshme dhe Papua-Guineja e Re me popullsi 4 553 000 dhe 817 gjuhe te ndryshme. Pra per Europen jane perafersisht 3 000 000 njerez per cdo gjuhe te saj nderkohe qe ne Papua-Guineja e Re jane 5 700 njerez per cdo gjuhe te saj.