Koreja e Veriut central te ri berthamor
Koreja e Veriut po nderton nje reaktor te ri berthamor. Konfirmimi vjen nga imazhet satelitore te Institutit per Shkencen dhe Sigurine Nderkombetare amerikane duke vertetuar keshtu friken e Perendimit se Pyongyang po intensifikon programin e tij berthamor. Disa dite me pare agjencia japoneze e shtypit Kyodo kishte raportuar per krijimin e nje reaktori eksperimentale me uje ne qendren atomike te Yongbyon. Sipas asaj qe referon Siegfried Hecker ish-drejtori i Laboratorit Berthamor te SHBA ne Los Alamos reaktori mendohet se do te prodhoje 25-30 megavat energji por do te duhen ende shume vite qe te vihet ne veprim. Impianti i Yongbyon sakteson Washington Post ishte ne qender te programit berthamor te Kim Yong Il perpara se te braktisej ne vitin 1994. Tani sipas David Albright drejtor i Isis siti mund te perdoret per ndertimin e armeve berthamore me pluton aq me teper qe qeveria ka hartuar nje program paralel per pasurimin e uraniumit. Sipas Isis Koreja e Veriut po leviz drejt nje niveli shume here me te larte se ai i nje faze eksperimentale dhe tashme eshte ne gjendje te ndertoje nje impiant pilot me centrifuga per pasurimin e uraniumit. Vendi komunist ka ndertuar ne sekret te plote dhe me shume shpejtesi nje strukture te re per pasurimin e uraniumit. Siegfried Hecker ka treguar per New York Times se ka mbetur i habitur nga teknologjia super moderne e instalimit te ri koreano-verior ku jane ne funksion rreth 2000 centrifuga sipas pohimeve te autoriteteve koreano-veriore. Shkencetari amerikan ka saktesuar per garen se ka pare qindra prej tyre te instaluara ne nje salle kontrolli ultramoderne. Keto informacione dalin ne nje kohe kur Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se i derguari special per Korene e Veriut Stephen Bosworth eshte duke shkuar ne Azi per te diskutuar me pergjegjesit kineze japoneze dhe koreano-jugore per programin berthamor te Pyongyang.