Lamtumira regjisorit debat ne Parlament
Nen tingujt e Bella ciao iu dha dje lamtumira e fundit regjisorit italian Mario Monicelli i cili i dha fund jetes dy dite me pare duke u hedhur nga kati i peste i spitalit ku ishte shtruar. Ishin te shumte njerezit qe kishin dale ne rruge per te shoqeruar arkemortin e mjeshtrit 95-vjecar. Dikush prek drurin e ftohte nje tjeter i hedh nje lule.. Arkivoli u vendos ne Shtepine e Kinemase ku do te qendroje deri sot paradite e me tej do te vijoje nje ceremoni familjare duke respektuar vullnetin e regjisorit. Per ti dhene lamtumiren e fundit njerit prej emrave me te medhenj te kinemase italiane nuk mungoi edhe Presidenti i Republikes italiane Giorgio Napolitano. Monicelli u largua me nje manifestim te fundit te personalitetit te tij te forte nje akt ekstrem vullneti i cili duhet respektuar. Ishte nje njeri i madh i kinemase por jo vetem. Edhe nje njeri i mrekullueshem u shpreh perpara mediave italiane presidenti Napolitano. Jetonim ne te njejten lagje e takoja shpesh gjate shetitjeve tona. Heren e fundit e shoqja me tha se gjendja e tij ishte me dite por ishin me shume dite te mira tregoi Napolitano i cili u ndal te takonte te shoqen dhe femijet e regjisorit. Pastaj ndoqi nje filmim te shkurter prej 4 minutash ku regjisori toskan tregon xhirimet e njerit prej filmave te tij me te njohur Marchese del Grillo. Vec presidentit te shumte ishin personalitetet qe moren pjese ne ceremonine e zhvilluar ne shtepine e filmit. Sipas mediave italiane ishin te pranishem Valentino Parlato Pupi Avati Paolo Villaggio Enrico Lucherini Giuliano Gemma Giuliano Montaldo Ettore Scola Vittorio Cechi Gori Elsa Martinelli Sergio Rubini Zeudio Araya Massimo Boldi etj. Pershendetje nga me te vecantat i kane bere banoret e lagjes Monti te cileve regjisori i kishte kushtuar nje dokumentar apo nje grup i madh studentesh. Te tjera pershendetje me pankarta e brohorima vinin nga Napoli. Mario Monicelli eshte nje nga te medhenjte e kinemase italiane. La pas mbi 50 regji filmash pa llogaritur krijimtarine televizive dhe teatrore. Filmat e tij u bene te dashur per publikun italian i cili gjente veten ne optiken e Monicellit. Fitues i cmimeve te rendesishme kinematografike Monicelli pati rreth vetes emrat me te medhenj te kinemase italiane. Disa nga filmat e tij jane I soliti ignoti La grande gurra Un eroe dei nostri tempi La banda Brancaleone Vogliamo i colonnelli Romanza popolare Amici miei etj.