Fjalimi i Bill Clintonit ka mahnitur amerikanët

Fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton në Konventën, në të cilën, Obama u riemërua për president, ka pasur jehonë të madhe në SHBA, madje edhe republikanët kanë pranuar se ka qenë një përmbledhje e përkryer e argumenteve zgjedhore për presidencën e Obamës.
Clinton pritet të paraqitet me Obamën në disa shtete, në të cilat beteja mes demokratëve dhe republikanëve në zgjedhjet e nëntorit është e ngushtë.
“Presidenti Clinton e paraqiti çështjen në mënyrën që vetëm ai mundet. E dini, dikush më dërgoi e-mail pas fjalimit të tij dhe më tha ‘duhesh ta emërosh atë si Sekretar për Shpjegimin e Gjërave’”, është mahitur Obama në New Hampshire.
Clinton iu tha demokratëve në Konventë se Obama i ka vendosur amerikanët në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes, duke i vendosur themelet për një ekonomi më moderne dhe më të balancuar.
Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit përballet me rivalin republikan Mitt Romney.