E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Dorëheqja e Hoxhajt, spekulim dhe e pavërtetë

(E plotësuar) “Është spekulim dhe e pavërtetë. Ministri Hoxhaj nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Ne do të vazhdojmë me përkushtimin e pathyeshëm për të përmbyllur procesin e njohjeve, por gjithmonë duke ruajtur kredibilitetin e shtetit tonë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Artan Behrami në një prononcim për Koha.net, pas publikimit të lajmit se kryediplomati kosovar ka ndërmend të japë dorëheqje për arsye të përgënjeshtrimit të njohjes nga Republika e Malit.

“Tribuna shqiptare” ka publikuar një shkrim, sipas të cilit “një ditë pas skandalit të kryediplomatit Enver Hoxhaj, i cili disi me mburrje e tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i Ekzekutivit, Hashim Thaçi e përgënjeshtroi keq atë, duke theksuar se njohja ekziston”.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi.

Sipas kësaj gazete, burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar kanë thënë se ministri Hoxhaj po bëhet gati t’ia komunikojë kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhaj të hënën ose të martën do t’ia paraqesë Thaçit dorëheqjen. Largimi nga MPJ-ja, thanë këto burime, është kthim moral i borxhit, së pari ndaj prishjes së balancës në koalicionin qeverisës, e pastaj denigrimit të integritetit të kryeministrit, si dhe zhbllokimit të politikës së jashtme.

“Posa të përfundojë ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponojë në Kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodhë të hënën, eventualisht të martën”, kanë thënë këto burime për Tribunën.

Ministri Hoxhaj: “No comment!”

Përderisa mediat sot shkruajnë për një dorëheqje të mundshme të ministrit, Enver Hoxhaj nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, pas demantit nga vet kreu i qeverisë, Hashim Thaqi rreth njohjes së Kosovës nga Mali, ministri Hoxhaj ka vendosur të mos e komentoj demantin e kreut të qeverisë dhe as mundësinë e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme.

I kontaktuar mëngjesin e sotëm nga Kosovapress, nëpërmjet telefonit, ministri Hoxhaj ka thënë se, nuk ka çka të komentoj për as njërën çështje.

“Nuk kam çka të komentoj. Asgjë nuk kam çka të komentoj, as rreth njohjes së Malit dhe as për dorëheqjen time. Nuk kam koment”, ka thënë Hoxhaj.

Disa media sot kanë raportuar se ministri Enver Hoxhaj po bëhet gati që gjatë javës së ardhshme t’ia komunikoj shefit të tij lajmin për dorëheqjen nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, si reagim ndaj asaj që deklaroi dje se notën verbale të Malit e kishte parë vetë dhe se për atë njohje, së pari ishte informuar nga ministri Enver Hoxhaj. Ky i fundit, një ditë para kësaj deklarate të kryeministrit Thaçi, pati thënë se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë.

“Flakaresha” e kryeministrit, dorëhiqet Hoxhaj?

U desh deklarimi shumë i fuqishëm dhe i precizuar i kryeministrit Thaçi, që gjërat rreth Malit të sqarohen përfundimisht. Një ditë pas skandalit të ministrit Enver Hoxhaj i cili disi me mburrje e tha se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë, shefi i tij dhe i ekzekutivit, Hashim Thaçi, përgënjeshtroj keq atë, duke theksuar se njohja ekziston.

“E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi 90 njohje. Njohjen ma ka komunikuar ministri i Jashtëm dhe e kam parë notën verbale. Ajo notë verbale ekziston e nënshkruar nga presidenti”, ka theksuar Thaçi, duke e ‘nokautuar’ Hoxhajn.

Burime mirë të informuara brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” të premten pasdite se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po bëhet gati t’ia komunikoj kryeministrit lajmin e vështirë për të. Këto burime kanë thënë se Hoxhja, të hënën ose të martën, do t’ia paraqes Thaçit dorëheqje. Largimi nga MPJ-ja, thonë burimet, është kthim moral i borxhit së pari ndaj prishje se balancit në koalicionin qeverisës, pastaj denigrim të integritetit të kryeministrit, si dhe zhbllokim të politikës së jashtme.

“Posa të përfundoj ceremonia festive e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hoxhaj do ta deponoj në kryeministri dorëheqjen. Kjo pritet të ndodh të hënën, eventualisht të

martën”, kanë thënë këto burime.

Deklarata e kryeministrit për Malin dhe ministrin Hoxhaj sikur qetësoi shumë gjakrat mes palëve. Ajo që të gjithë pyesin tashmë është se çka ju desh Hoxhajt e gjithë kjo? Nga kush u nxit kaq keq? Keq për një moment kaq të rëndësishëm për Kosovën. Për Hoxhajn ky fillim shtatori do mbahet mend për jetë për dy gjëra: e para për një proces të suksesshëm të mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe e dyta për “flakareshin” që shefi i tij Hashim Thaçi ja dha kur ai më së paku e priste. 7 shtatorit të historisë sonë, sot ju shtua edhe një ngjarje. “Flakaresha e Kryeministrit”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›