E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i Kryetares së Kuvendit me gratë e Komunës së Ndroqit.

  Mirëdita .
Mirë se ju gjeta të gjithave .
Ju falenderoj që keni ardhur.
Është kënaqësi për mua që takoj për herë të dytë një  Kryetare Komune.
Mua më bëhet shumë qejfi që shoh se në krye te Komunave ka zonja, gra të forta që dinë të drejtojnë, të menaxhojnë dhe të fitojnë.
Në fakt një ndër arsyet, për të cilat unë kam lëvizur dhe kam udhëtuar gjatë gjithë kësaj periudhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë për të inkurajuar gratë për tu bërë pjesë e politikës.
Natyrisht jo duke e marrë si të dhurua, por jam e  sigurtë se ajo ka hyrë në garë, ka konkuruar, ka punuar fort dhe prandaj ka fituar. Unë shfrytëzoj këtë rast duke parë këtu zonja, gra, dhe vajza  të reja për  t ju bërëj thirrje dhe juve për të qenë pjesë e garës. Në mënyrë të veçantë vajzave të reja, mos mendoni se gjërat janë të pamundura. Sot jeni në gjimnaz, nesër në Universitet, pasnesër do të filloni në profesioni tuaj, do ecni në karrierën tuaj edhe ju mund të bëheni Kryetare Komune, deputete, ministre, Kryetare Parlamenti, pse jo edhe Kryeministre.
Ajo që unë kërkoja të shtroja, të bisedoja me ju  është çështje e jetës, çështje e shëndetit dhe këtu unë falenderoj mjeket që kanë ardhur sëbashku me mua edhe në Komuna të tjera.
Ju dëgjoni shpesh seancat në Parlament, dhe jam e sigurtë që prindrit tuaj rrinë me orë duke parë zhvillimet e seancave plenare .
Aty flitet për zhvillimet, për progresin, për rritjen ekonomike, për shtetin ligjor, për demokracinë, për lirinë, por të gjitha këto nuk do kishin asnjë vlerë nëqoftëse përpara këtyre ngjarjeve, ne nuk do kishim jetën, shëndetin. Dhe  kur them shëndetin flas së pari si nënë, sepse zoti ka bërë që ne grave ndryshe nga gjysma tjetër e shoqërisë,  të na japin amësinë. Dhe  kur them shëndetin flas së pari si nënë, sepse zoti ka bërë që ne grave ndryshe nga gjysma tjetër e shoqërisë,  të na japin amësinë. Ne lindim jetën, ne krijojmë jetën ,ne e duam jetën, ndaj dhe asgjë më të shtrenjtë se fëmijët nuk ka. Këto fëmijë po aq të shtrenjtë, kanë edhe mamanë  e tyre, dhe që të jenë të lumtur, duhet të jenë sa më gjatë me prindrit e tyre dhe me nënën.
Që të jetojnë gjatë me mamanë e tyre duhet që ato të jenë të shëndetshme  dhe që ajo të jetë e shëndetshme, ajo duhet të bëjë kujdes për shëndetin e vet. Kjo do të thotë vetëm pak vëmendje  ndaj  vetes.
Vetëm në krye të gjashtë muajve duhet për të shkuar te mjeku dhe për tu kontrolluar, për të parandaluar ato që janë sëmundjet e shekullit.
Shqipëria ka ndryshuar, kohët kanë ndryshuar dhe kjo situatë zhvillimit , ka sjellë dhe lindjet e sëmundjeve të reja si tumori të gjirit dhe qafës së mitrës.
Janë sëmundje,  të cilat ne mund t'i përballojmë dhe mund t'i kurojmë.
Do tju jap një shembull, duke ju dhënë një pjesë të historisë së familjes sime.
Kur kam qenë e vogël, mamaja ime ka qenë e sëmurë me tumor në mitë, dhe unë për këtë fakt kam qenë shumë e tronditur nëse do të rritesha me mamanë apo jo.
Ajo e kapërceu dhe jetoi për vite të tjera pas.
Përpara katër vitesh nëna ime kishte një tjetër problem.
Mendova se kësaj radhe ishte fundi. Por fatmirësisht ajo e arriti ta kapte në kohë dhe e mundi tumorin.
Dhe sot falë përcaktimit në kohë ajo është tetëdhjetë vjeçe dhe është fare mirë.
Jua tregova këtë histori për tju bindur se vetëm kujdesi bën të mundur që tumori të konsiderohet një sëmundje kalimtare.
Ne duhet të kujdesemi fizikisht për veten tonë që fëmijët tanë mos të shqetësohen dhe të pyesin për nënat nëse janë mirë apo jo.
Unë do  ftoja mjeket për tju folur për rreziqet e këtyre sëmundjeve, dhe ato së bashku me koleget do tju ndihomjnë për të bërë  analizat të cilat janë falas, por që ju mbrojnë ju dhe të ardhmen tuaj.
Unë do të përpiqem që në çdo qytet të çoj mamografinë dhe të  bëjmë të mundur, që kjo aparaturë të dërgohet dhe në komunat e tjera, ku gratë pa shpënzime, të bëjnë një jetë të shëndetshme për veten, fëmijët dhe familjet e tyre.
Dhe më lejoni ti drejtohem vajzave të reja të cilat duhet  të bëjnë kujdes për shëndetin e tyre, që  të nesërmen të jenë nëna të lumtura dhe gra të shëndetshme.


 

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›