Procesverbal datë 03.11.2008
PROCESVERBAL datë 3.11.2008, ora 10:30
Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI
Rendi i ditës: Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 3 nëntor 24 dhjetor 2008.
Miratimi i Kalendarit të Punimeve të Kuvendit për periudhën 3 nëntor 24 nëntor 2008
Diskutimi i Projektkalendarit për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2009
Të pranishëm: Znj. Jozefina Çoba TOPALLI - Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Neritan CEKA - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Astrit PATOZI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Znj. Valentina LESKAJ - Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Arian MADHI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane
Z. Tritan SHEHU - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Dritan PRIFTI - Përfaqësues i Grupit Parlamentar "E Majta për Integrim"
Z. Paulin STERKAJ - Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
Z. Ymer TOLA - N/Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
Z. Ëngjëll BEJTAJ - N/Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate Mungojnë: Z. Vangjel DULE - Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
Z. Petrit GJONI - Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA
Të ftuar: Z. Ilir Rusmali - Kryetar i Komisionit të Ligjeve HAPET MBLEDHJA
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita të gjithëve! Ju kam thirrur në këtë mbledhje për t'ju njohur me Kalendarin e Programin e punës së Kuvendit. Përsa i përket Projektbuxhetit meqë ka ardhur vetëm sot, duhet të bëjmë një mbledhje të veçantë për të. Besoj se do e zhvillojmë këtë ditën e mërkurë ku do thërrasim Ministrin që ai të bëjë pasqyrimin e buxhetit. Ne sot miratojmë kalendarin dhe të mërkurën Ministri të vijë ta prezantojë buxhetin para konferencës. Ndërkohë në kalendar duhet bërë një ndryshim date për të përmbushur një detyrim të rregullores. VALENTINA LESKAJ: Kam një pyetje para se të fillojë diskutimi. A kanë ardhur të gjitha projektligjet që janë përfshirë në kalendar?
Nëse po ku është drafti për mediat elektronike? SHEFQET ZANI: Është i njëjti draft që u është shpërndarë në komision. VALENTINA LESKAJ: Nëse është i njëjti draft, I cili është dërguar edhe në Bruksel ne e dimë se çfarë ka ndodhur më atë draft. Ne si komision kemi një plan veprimi, dhe për këtë ju kërkojmë që ju ta shihni dhe, datat lidhur me këtë projektligj ti caktoni në përputhje me të.
Në datën 7 nëntor ai projekt shkon në Këshillin e Evropës, dhe ne nuk mund ta përfshijmë këtu. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Të hiqet nga kalendari VALENTINA LESKAJ: Përsa i përket ligjit, Për Avokaturën e Shtetit, ne nuk kemi ndonjë gjë, por na është kërkuar nga ambasada spanjolle që të lihet edhe pak kohë, meqë ata kanë dhënë dhe asistencën për këtë ligj. ILIR RUSMALI: Mesa po shoh është lënë në seancë plenare për ditën e enjte, dhe unë mendoj që ta lëmë në seancë, në datën 10. Ne e kemi shqyrtuar si komision. Ka patur një kërkesë nga ambasada spanjolle, që një ekspert i tyre të kishte seancë degjimore me komisionin. Kjo seancë do zhvillohet pasnesër. Ndoshta nga ajo seancë ne mund të bëjmë një ose dy amendamente, dhe për të respektuar afatet e rregullores, besoj se mjafton data 10 nëntor. VALENTINA LESKAJ: Ne kërkojmë që edhe Kodi zgjedhor, të jetë përfshirë në kalendar. ARJAN MADHI: Do kërkoja mirëkuptimin e kolegëve që sot të hiqet nga rendi i ditës, 60 minutëshi i çështjeve jashtë rendit të ditës, pasi edhe në séance sot do ketë debate. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Patjetër. Sot do mbajë një fjalim në Parlament edhe Presidenti i Kosovës, kështu që nuk do ketë 60 minutësh. Ju kërkoj të njoftoni deputetët tuaj që të jenë të pranishëm në sallë në orën 17. Pas fjalës së z. Sejdiu, do fillojmë me mocionin. Grupi i Partisë Socialiste, ka kërkuar një orë. Në bazë të rregullores, do kenë grupet e vogla nga 10 minuta dhe mazhoranca do ketë atë që i takon. ARJAN MADHI: Shoh referencën në rregullore që ka vënë Grupi Socialist. Në nenin 99, pika 1, ka një kërkesë për rezolutë, të cilën ju duhet ta paraqisni 24 orë para zhvillimit të seancës. Nëse ju vërtet i referoheni nenit 99 të rregullores, ai kërkon një rezolutë dhe kështu do na dalë jashtë kalendarit të punës. ËNGJËLL BEJTAJ: 10 minutëshi i përcaktuar për grupet e vogla është limit dysheme. Grupet nuk mund te kenë më pak se 10 minuta. Koha përcaktohet jo nga dëshira, por nga numri i deputetëve që ka çdo grup. Nuk është e drejtë që PD të marrë automatikisht dyfishin e kohës së PS-së, pasi ajo ka deputetë të shërndarë në disa grupe. Ajo që doja të thoja është se sot mund të ketë probleme të një keqinterpretimi, në orën 8 ka dhe një pritje që jepet në nder të Presdientit të Kosovës, ku janë të ftuar një pjesë e mirë deputetëtsh. Do ishte mirë që mocioni të ishte një ditë tjetër. VALENTINA LESKAJ: Mendoj se duhet riparë rregullorja në përcaktimin e kohës së debateve. Mazhoranca nuk ka të nëjtin numër deputetësh me opozitën e aq më tepër që një pjesë e mirë e deputetëve janë të shpërndarë nëpër grupe. Besoj se kjo duhet riparë, sidomos sot. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Ditën e mërkurë do miratojmë përfundimisht kalendarin e shqyrtimit të buxhetit. VALENTINA LESKAJ: Buxheti nuk është shpërndarë ende. Diskutimi në parim nuk mund të jetë në datën 13 nëntor. Paraqitja zyrtare do bëhet në datën 7 nëntor, kështu që buxhetit imbetet një javë për diskutim në parim. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Diskutimi në parim është thelbi i buxhetit. Nuk mund të diskutohet në datë 13 nëntor. Unë jam dakord që brenda këtij afati të zvogëlojmë kohën e diskutimit nen për nen. YLLI BUFI: Doja të thoja se koha e diskutimit të buxhetit në komisione, nuk mund të jetë 5 ditë. Ndërsa pjesës tjetër, diskutimit nen për nen, i lihet gati dy javë. Data e parë e shqyrtimit fillon në datën 7. Data e prezantimit të jetë data e llogaritjes së kalendarit. Ka dhe diçka teknike. Pasi komisionet e kanë parë buxhetin, hartojnë raportet, dhe séance mblidhet minimumi tre ditë pas dorëzimit të raporteve. Në projektkalendar ju e keni lënë seancën të nesërmen. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Kjo nuk shkon. Do e ndryshojmë. Buxheti është shpërndarë sot. Dita e mërkurë është thjesht një prezantim nga Ministri i Financave ndaj kryetarëve të grupeve. Kjo nuk ka lidhje me njohjen me ligjin. Unë ju kuptoj për diksutimin në parim dhe keni të drejtë, por jo për këtë. YLLI BUFI: Diskutimi në parim duhet të lihet të paktën në datën 20. Debati kërkon dy javë. Diskutimi nen për nen është çështje teknike mjafton një javë kohë. DRITAN PRIFTI: Po e filloj dhe unë nga kjo e fundit. Diskutimi në parim një javë, është shumë pak.
Grupi ynë ka paraqitur dy projektligje, Për statusin e minatorit dhe Për kujdesin ndaj individëve të moshës së tretë. E para është futur në program, ndërsa tjetra jo. Duhet të përfshihet në rendin e ditës në séancë. Ne do donim ta përcaktonim atë, pasi ka faturë ekonomike dhe duhet të kalojë ne seancë para buxhetit.
Përsa i përket mocionit, të paktën të flasin dy vetë për grup. Të bëhet 15 minuta.
Të përcaktohet në kalendar data e shqyrtimit të Kodit Zgjedhor. Nuk duhet të vijë papritur pasi ajo është reforma më e rëndësishme që po bëhet.
Kërkesa e grupit tonë për një komision hetimor është refuzuar nga ana juaj me një letër zyrtare, por ne kërkojmë që