E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Ky raport është ratifikim i progresit të madh të bërë në Shqipëri. Ky është raporti më pozitiv në 17 vite. Ambasadori Lohan: Fjala progres është kudo në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

  Fjala progres është kudo në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë  dhe ky raport nuk le dyshime për progresin e bërë u shpreh ambasadori i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan ndërsa i dorëzoi Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli raportin e progresit të Shqipërisë për vitin 2008.   Duke i bërë një përmbledhje këtij raporti, ambasadori Lohan thekosi se në kapitullin për Kuvendin nënvizohet se: Parlamenti ka konsoliduar më shumë rolin e tij si fokus në debatit politik. Një numër i konsiderueshëm ligjesh janë miratuar për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë Europian sipas asquis communautaire.   Jam shumë e kënaqur, tha Kryetarja e Kuvendit  që në këtë raport i cili është objektiv dhe realist, njihet se Parlamenti ka konsoliduar më shumë rolin e tij.    Ky raport është ratifikim i progresit të madh të bërë në Shqipëri. Ky është raporti më pozitiv që ka ardhur ndonjëherë në zyrat e insitucioneve shqiptare. Ai do të jetë  axhenda e punës së parlamentit dhe do tI shpërndahet çdo deputeti, që ata të njihen me progresin e bërë dhe me sfidat që kemi përpara.   Lidhur me Strategjinë e Komisionit Europian për zgjerimin, ambasadori Lohan theksoi se avancimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të përshpejtohet, dhe statusi i kandidatit mund ti jepet vendeve që kanë  potencialin e duhur.   Sipas kësaj strategjie, e cila ka një sens pozitiv,  tha ai, Bashkimi Europian mund të propozojë heqjen e regjimit të vizave në vitin 2009 për këdo nga vendet që do të plotësojë kushtet e nevojshme..   Për rezultatet në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri ambasadori Lohan duke cituar raport progresin tha se inkurajohet vijimi i kësaj lufte dhe gjuha ka ndryshuar. Ky është një mesazh pozitiv se progresi i bërë është dëgjuar dhe vlerësuar në Bruksel, u shpreh ai.   Përsa i përket ekonomisë ky raport, tha zoti Lohan, nënvizon se Shqipëria po ecën me shpejtësi, inflacioni është i ulët dhe proceset e privatizimit janë transparente. Raporti inkurajon gjithashtu vijimin e reformave ekonomike në terma afatgjatë.
Duke falënderuar ambasadorin Lohan dhe zyrën e Komisionit Europian për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm , Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se kjo mbështejte do të vijojë edhe në sfidat e tjera pèr forcimin e ligjit dhe të institucioneve.
                                                   

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›