Kryetarja e Kuvendit në Lundër, në vijim të turit kundër tumorit.Jozefina Topalli: Do të shkoj në çdo fshat e qytet për të sensibilizuar çdo grua e vajzë.
Në qendër të fushatës sensibilizuese në mbrojtje të shëndetit të gruas dhe nënës, iniciuar nga Kryetarja e Kuvendit, ishte sot fshati Lundër i Tiranës.
Kryetarja e Kuvendit, e shoqëruar nga drejtues lokalë, mjekë dhe drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, e përqëndroi fushatën për luftën kundër tumorit në gji dhe në qafën e mitrës, duke shënuar kështu, një fazë të re të turit Gratë për gratë. Në mesazhin drejtuar grave, nënave dhe vajzave të Lundrës, Kryetarja e Kuvendit tha : "Turi "Gratë për gratë" nuk është vetëm për qytetet , por është nje mesazh për çdo zonjë, grua, vajzë, studente dhe, nuk mund të mungojë në fshatra dhe komuna të ndryshme.
Ndaj dhe sot jam shumë e lumtur që jam këtu dhe një falenderim të veçantë, ua drejtoj mjekeve që janë bashkë me ne.
Për një arsye prania jonë sot është shumë njerëzore, shumë e thjeshtë dhe po aq e vërtetë. Sot ne flasim për jetën , flasim për shëndetin, flasim për fëmijët, prindërit , për nënat e tyre.
Dhe gjë më të shtrenjtë për fëmijët se nëna, nuk ka.
Kjo është arsyeja kryesore që së bashku kemi ngritur një dialog dhe përpiqemi të përcjellim një mesazh. Unë e mbështes këtë fushatë në emër të jetës, familjes dhe të ardhmes së shoqërisë. Unë ju falenderoj që I jeni përgjigjur mesazhit, për të ardhur dhe për të bërë analizat e duhura, të nevojshme për të parandaluar tumorin e qafës së mitrës.
Është një sëmundje, të cilën ne e mundim, mund ta fitojmë duke bërë kujdes, duke ardhur për të kryer pap testin.
Sikurse mund të dini janë kryer 12 mijë mamografi në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Shkodër, Tiranë, Vlorë e Durrës.Është një numër relativisht I madh për kohën që flitet, kur ka filluar puna, por është një numër shumë i vogël, sepse gratë duhet të shkojnë të kontrollohen, në numër më të madh, në kohë të përcaktuar periodike.
Unë ju falenderoj dhe e vlerësoj përparësinë që ju si komunitet, i jepni mbrojtjes së shëndetit të grave- u shpreh në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit.
Kryetari i komunës Fatbardh Plaku vlerësoi në mënyrë të veçantë mbështetjen që Kryetarja e Kuvendit po i jep fushatës së sensibilizimit kundër tumoreve që prekin gratë, në të gjithë vendin.
Në takim dhanë mesazhet e tyre dhe mjeket e qendrës, të cilat ftuan gratë e vajzat të kryejnë analizat diagnostifikuese për kujdesin ndaj shëndetit të tyre, por dhe të fëmijëve e familjes.