Fjalimi i Steve Jobs 6 vjet me pare

Lajmi për vdekjen e babait të i-Phone Steve Jobs tronditi mbarë botën, ndërkohë që mediat ndërkombëtare sjellin dhe një herë në kujtesën e çdo kujt fjalimin e tij drithërues të 6 viteve më parë.
Pas vdekjes së Steve Jobs ajo çka është risjellë dhe një herë në kujtesën e çdo kujt është fjalimi drithërues i tij gjashtë vjet më parë.
“Duke kujtuar se do të vdes shpejt, është gjëja më e rëndësishme që kam ndeshur për t’më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë. Sepse, të gjithë pritshmërie e jashtme, e gjithë krenaria, frika e disfatës apo dështimit, këto gjera u zhdukën përpara vdekjes, duke lënë çfarë është vërtetë e rëndësishme”.
Me këtë fjalim të mbushur me jetë, krijuesi i kompanisë Apple u shndërrua në një predikues, plot pasion, duke respektuar deri në fundin zërin e brendshëm.
“Duke kujtuar se do të vdesësh, është mënyra më e mire që unë di të shmangësh kurthin e mendimit se ke diçka për të humbur. Tashmë je plotësisht lakuriq. Nuk ka më asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tënde. Koha jote është e kufizuar, kështu mos e shpërdoro duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos lejo që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysin zërin tënd të brendshëm. Puna juaj do të mbulojë një pjesë të madhe të jetës tuaj, dhe e vetmja mënyrë për të qenë me të vërtetë të kënaqur është të bëni atë që ju besoni që është një punë e madhe”
Pak pasi u mësua lajmi i vdekjes së 56 vjeçarit Steve Jobs nga kanceri i pankreasit, rrjetet sociale ishin të tejmbushur me mesazhe keqardhje për ikjen e një njeriu gjeni, një mendje krijuese të pavdekshme. E kjo më së miri duket përmes krijesave të tij elektronike, që askush s’kish mundur t’i imagjinonte.
Nga garazhi i shtëpisë së tij në Kaliforni më 1976 bashkë me Steve Vozniak do të ngrihej perandoria e Apple. Nuk ishte një fans i studimit të tregut. Ishte i thjeshtë po aq sa në stil, me xhinse dhe atlete.
Ai besonte instinktin e tij, për të rafinuar teknologjitë ekzistuese, duke zhvilluar produkte të reja dhe t’i paketonte, ashtu siç do t’u pëlqente njerëzve. . Ai e dinte si t’i drejtohej turmës, të ndizte entuziazëm për teknologjitë, të cilat, gjithsesi nuk do të ndryshonin botën. Shumë pak gjëra kanë rrjedhur nga puna e tij. Por në ato pak që janë mësuar, Xhobs duket fanatik për detajet.
Filozofia e Lindjes do të ishte pjesë e jetës së tij dhe mbeti Budist deri në ditet e fundit të saj. Paratë i interesonin pak. Njëherë i tha “all Street Journal”: Të jesh më i pasuri i varrezës, nuk ka rëndësi për mua, të vësh kokën në shtrat, duke thënë se ke bërë diçka të mrekullueshme, kjo ka me të vërtetë rëndësi”.