E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbushen 10 vjet lufte ne Afganistan nga SHBA dhe aleatet e NATO-s

Pas 10 viteve luftime në Afganistan, SHBA dhe aleatët e NATO mbeten ende larg nga arritja e qëllimeve të tyre.

Është shprehur kështu gjenerali i ushtrisë në pension Stanley McChrystal, i cili tha se SHBA e filloi luftën me një pamje "të frikshme" por ende mungojnë njohuritë për të arritur një përfundim të suksesshëm.

Ofensiva e SHBA-së dhe Britanisë, e mbështetur nga aleatët e tyre, kishte për qëllim t`i japë fund udhëheqjes së vendit nga talebanët dhe t`i luftojë militantët islamikë të Al Kaidas.

Këta të fundit cilësohen përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave u patën vrarë rreth tre mijë persona.

“Ne ende nuk dimë se dhe sa kohw do tw duhet qw ne tw arrijmë nw përfundimet e dëshiruara”, u shpreh McCristal.

Ndërhyrja e cilësuar si “Operacioni për Paqe të Qëndrueshme” rrëzoi regjimin taleban brenda javëve, ndërsa instaloi shumë shpejt një administratë të udhëhequr nga presidenti aktual, Hamid Karzai.Sidoqoftë, dhjetëra-mijëra ushtarë të SHBA-së, NATO-s dhe trupat afgane vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve talebanë dhe të zbatojnë operacione me qëllim të themelimit të institucioneve funksionale të sigurisë dhe të qeverisjes.

Ndërkohë, rreth 140 mijë trupa ndërkombëtare, prej të cilave 100 mijë nga Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të jenë të angazhuar në Afganistan, por pjesa më e madhe e tyre pritet të tërhiqet deri në fund të vitit 2014 duke ua kaluar kompetencat në sektorin e sigurisë forcave afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›