Fjalor i ashper Prishtine - Beograd Albana Isufi*
Paralajmerimi i negociatave dhe vendimi i GJND-se, ka ashpersuar retoriken mes te Prishtines dhe Beogradit. Nje gjuhe me e ashper kunder njeri-tjetrit eshte degjuar ne javen e fundit nga lidere te Beogradit dhe te Prishtines. Derisa presidenti serb Boris Tadic ka akuzuar ministrin kosovar te Puneve te Brendshme per deklarata luftenxitese, presidenti Sejdiu ka kerkuar nga Tadici qe te distancohet nga “ekstremistet serbe qe po nxisin dhunen ne veri”. Nderkohe, kryeministri Hashim Thaci, ka kerkuar nga Tadici qe te perulet para viktimave te luftes ne Kosove, te shkaktuara nga regjimi i Millosheviqit.
Analistet thone se vendimi i GJND-se per Kosoven dhe paralajmerimi i negociatave te reja mes dy vendeve, jane arsyet kryesore qe kane nxitur politikanet t’i dergojne mesazhe njeri-tjetrit permes mediave. Analisti Agron Bajrami thote se ashpersimi i retorikes eshte i natyrshem ne prag te momenteve te ndjeshme politike. “Tani kemi momentin para nesh te nxjerrjes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe ai moment nuk eshte vetem nje moment, por do te sjelle edhe nje faze te re per procesin, neper te cilin po kalojme - faze e cila do te pershkruhet me nje perpjekje per organizimin e nje dialogu mes Prishtines dhe Beogradit nga ana e faktoreve nderkombetare”.
“Eshte e natyrshme, - vijon Bajrami, - eshte e pritshme qe te nxehet debati politik ne te dy anet ne pritje te ketij momenti te shpalljes se opinionit te GJND-se, dhe ne kuader te pozicionimit per bisedimet, qe pritet dhe thuhet se patjeter duhet te ndodhin pas GJND-se”, vlereson Bajrami.
Ne anen tjeter, Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED, veren se mbase per here te pare, politikanet shqiptare dhe serbe po i dergojne mesazhe njeri-tjetrit, nderkohe qe deri tani, ne vend te kesaj, sipas tij, kishte nje injorim te ndersjelle. “Fakti qe lideret e te dy vendeve kane filluar ta permendin njeri-tjetrin dhe te dergojne mesazhe permes mediave, eshte absolutisht i arsyeshem”. “Tavolina e bisedimeve per politikanet eshte nje lloj dueli, para te cilit eshte e natyrshme te komunikohet kesisoj”, thote Gashi.
Mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare eshte paralajmeruar se do te jepet gjate ketij muaji. Pas vendimit, thuhet se do te pasojne negociata mes Prishtines e Beogradit per ceshtje teknike. Agron Bajrami hedh dyshime se ne tryeze palet do te jene te detyruara qe te bejne koncesione. Kjo, sipas tij, edhe ben qe ata te ashpersojne fjalorin politik, ne mos per tjeter, atehere per konsum te brendshem. “Njerezit ne pushtet ne te dy vendet, ne prag te proceseve qe mund te cojne ne koncesione dhe kompromise te metutjeshme, kane nevoje te shprehen me patriote se zakonisht. Pra, deklaratat mendoj une sherbejne me shume per perdorime te brendshme politike”. Me tej Bajrami shton: “Tadici ne Serbi ka nevoje te tregohet si nje patriot i madh, ne kohen kur ai gradualisht po i afrohet momentit kur do te beje koncesione te metutjeshme ndaj Kosoves, per shkak se shtohet presioni edhe nga Bashkimi Evropian edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nje gje te tille”. “Ne anen tjeter, - vijon analisti, - kemi lideret tane, te cilet po e shohin se ceshtja e veriut nuk do te rregullohet sic eshte parapare me Pakon e Ahtisaarit. Por, do te duhej Prishtina te jape edhe ndonje koncesion me shume per serbet ne ate pjese”, shprehet Bajrami.
Nese nuk do kete ashpersim te metejme te ketij fjalori te lidereve nga te dy kryeqytetet, Krenar Gashi shpreh mendimin se debati, megjithate do prodhoje rezultat pozitiv. “Pa dashur te analizoj permbajtjen e ketyre deklaratave, une do ta analizoj vetem fenomenin dhe fenomeni eshte pozitiv, sepse shpie deri te nje nxehje paraprake e politikaneve te te dyja vendeve per tavolinen e bisedimeve. Te dy vendet, me ne fund, kane filluar te komunikojne. Eshte nje gje pozitive se te dy vendet kane filluar ta njohin, dhe te flasin per njeri-tjetrin”, thekson Gashi.
Retorika e ashper mes Prishtines dhe Beogradit ka pasur dhe incidentet ne pjesen veriore te Kosoves, ku nga nje shperthim u vra mjeku boshnjak, Mesud Gjehoviq, ndersa dite me pas u plagos deputeti i Kuvendit te Kosoves Petar Miletiq. Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi tha se shperthimi ne protesten e serbeve, mund te jete shkaktuar nga vete protestuesit, nderkohe qe paralajmeroi dergimin e njesive speciale te policise per te kthyer sundimin e ligjit ne veri. Kjo deklarate u cilesua nga Beogradi si luftenxitese. Nderkohe, Zyra Civile Nderkombetare, i ka bere thirrje Prishtines e Beogradit te permbahen nga deklaratat qe mund te shkaktojne shqetesim te banoret. *RFE