E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalori i ri enciklopedik pasqyron edhe Kosovën

TIRANE- Duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar në ditët tona për popullin shqiptar në Ballkan, veçanërisht pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999 dhe shpalljes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran më 17 shkurt 2008, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare dhe redaksitë e fushave, me përkrahjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, bënë shumë përpjekjeqë në këtë botim të ri të pasqyrohen gjerësisht gjithë trevat shqiptare, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zërat për qytetet, fshatrat, komunat dhe për njësitë e gjeografisë fizike (male, fusha, lugina, qafa, gryka, lumenj etj.).

Kështu në FESH janë pasqyruar 30 komunat dhe qendrat komunale të Kosovës, si dhe komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni, në Malin e Zi e në luginën e Preshevës; janë përfshirë monumente të natyrës e të kulturës të këtyre trevave, shumë ngjarje historike, të vjetra e të reja, ndër to edhe lufta e UÇK-së dhe fushata e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›