E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mban fjalimin ne sesionin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ne fjalimin qe mbajti ne sesionin e 66-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se vuri ne dukje arritjet e vendit te tij si nje prej pak vendeve te botes ekonomia e se ciles i ka mbijetuar krizes aktuale ekonomike ne bote dhe nuk rreshqiti ne recesion.

Ai tha se Shqiperia eshte nje vend demokratik me zgjedhje te lira shtyp te lire respekton te drejtat e pakicave dhe ato fetare si dhe respekton shtetin juridik. Zoti Berisha theksoi se nje prej perparesive kryesore te qeverise se tij eshte lufta kunder korrupsionit. Kryeministri shqiptar e vuri theksin edhe tek marredheniet e mira qe Shqiperia ka me shume vende te Evropes dhe botes.

Lidhur me Kosoven kryeministri Berisha beri thirrje qe edhe shtete te tjera te njohin pavaresine e saj si nje faktor i rendesishem i sigurise dhe paqes ne rajon. Ai tha se Shqiperia mbeshtet qeverine e Kosoves per te shtrire respektimin e ligjin ne te gjithe vendin perfshire edhe veriun e tij.

Kryeministri Berisha ritheksoi qendrimin e qeverise shqiptare se raporti i senatorit zviceran Dick Marti ka akuza te pabazuara madje e krahasoi raportin e zotit Marti me raportin e kryeprokurorit te krimeve te luftes ne Serbi Vukcevic.

Lidhur me ceshtjen me te mprehte te takimit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se shtetin palestinez kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare mbeshtet plotesisht idene e nje Palestine te pavarur por ai u beri thirrje palestinezeve qe te vazhdojne bisedimet me Izraelin ne baze te nismes se re te Kuartetit per paqen ne Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›