E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

24-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton. Në takimin e zhvilluar në Nju Jork, Ashton përgëzoi Thaçin për lidershipin e tij në krye të Qeverisë, për përkushtimin dhe punën e mirë në sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
Kryeministri Thaçi në takimin me zëvendëspresidenten e BE-së, Catherine Ashton mori rikonfirmimin që Kosova ka perspektivë të sigurt evropiane. Thaçi shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Thaçi i ritheksoi baroneshës Ashton gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›