Fjolla kërcime seksi, por pa rezultat
Rihanna, Beyonce apo Lady GaGa… Kush është personazhi që do kopjoj? Kjo është pyetja që shqetëson së fundmi këngëtaret e reja. Më tej, ajo çfarë shohim është mëse e qartë. Modelet e tyre janë mëse të njohura për të gjithë. Imitime, që ne i kuptojmë mjaft lehtë… Dihet që aksh këngëtare imiton Rihanna-n, një tjetër J.Lo, një tjetër Beyonce, e ndonjë tjetër përpiqet të afrojë me Lady GaGa… Edhe pse kjo e fundit është mjaft unike dhe tepër e vështirë për t’u imituar. E qëkurse këngëtaret botërore kanë nisur të vishen në skena koncertesh me të brendshme, me trupore të zeza të gomuara, çdo këngëtare shqiptare nxitoi ta kishte një të tillë në garderobën e saj, për të ekzaltuar publikun në koncertet që mund t’u trokasin në derë… Sjellim sot disa foto, që shfaqin këngëtaren e re dhe mjaft të komentuar për ndërhyrjet e saj kirurgjikale, në gjoks apo buzë, Fjolla Morina. Edhe Fjollën e kemi takuar në Orikum. Ajo ra në sy sapo hyri në ambientin ku ishte ftuar, për shkak të një veshjeje me shumë temina që kishte veshur, e që për shkak të errësirës nuk kuptohej nëse ishte kanatiere apo fustan. Vetëm kur u ngjit në skenë, u kuptua se ajo që kishte veshur Fjolla ishte një gjë e ndërmjetme mes të brendshmeve të gomuara poshtë dhe një fustani-kanatiere në pjesën e sipërme… Lëvizjet seksi më tej të Fjollës nxorën edhe më tepër në pah body-n e saj, të cilin vetë këngëtarja u kujdes që ta ekzpozonte në mënyrën më trangresive të mundshme… qoftë duke u ulur edhe në një karrige në skenë… Por nëse Fjolla mori vlerësim maksimal për atë çfarë dukej së jashtmi, nuk ishte i njëjtë konstatim për repertorin e saj. Këngëtarja nuk pati reagime të forta nga publiku, të cilin e takonte për herë të parë. Përsa i përket Fjollës, një gjë tjetër që ra në sy ishin edhe disa kilogramë të humbur gjatë kësaj vere…