E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flaka Haliti n’ Stacion

Në Qendrën për Art Bashkëkohor –Stacion, në Prishtinë, artistja kosovare, Flaka Haliti, më 12 shtator promovon për publikun video-instalacionin e saj me titull “Më mungon, më mungon, derisa nuk më mungon ma”.

Hapja solemne e ngjarjes do të bëhet të mërkurën (më 12 shtator), në orën 20.

Ndryshe, video-instalacioni i Halitit do të mund të shikohet nga publiku deri më datën 6 tetor, ndërkohë që, më 19 shtator, dhe me fillim nga ora 20, do të mund të ndiqet prezantimi publik i veprës nga ana e vetë artistes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›