Shaqiri, Xhaka e Behrami firmosin peticionin për pranimin e FFK-së në UEFA e FIFA

Tre yjet kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami vazhdojnë lobimin e tyre për integrimin e futbollit kosovar në rrafshin ndërkombëtar.
Treshja kosovar në prag të përballjes më Shqipërinë, kanë zhvilluar një takim me një delegacion të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të kryesuar nga presidentin Fadil Vokrri.
Pas këtij takimi thuhet se yjet kosovar ka firmosur një peticion për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Delegacioni i FFK-së, pas vizitës që kishte zhvilluar dy ditë më parë në Gjermani, tashmë ndodhet në Zvicër, ku në kuadër të lobimit për pranimin e FFK në instancat ndërkombëtare, do të kenë takim të shumta më zyrtar të lart të futbollit zviceranë.
Krerët e FFK-së sonte në mbrëmje do të jene mysafir special në ndeshjen Zvicër-Shqipëri, ndeshje kjo që luhet në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikuese për Botërorin 2014.