E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ju keni çfarë të mësoni nga shqiptarët”

29/05/2009  Withers në betimin e vullnetarëve të paqes

ELBASAN- Rreth 30 vullnetarë të Korpusit të Paqes nga Elbasani kanë bërë betimin zyrtar të shërbimit të tyre në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në vendin tonë John Withers II. Në fjalën e marrë me këtë rast ambasadori ka falënderuar grupin e ri të vullnetarëve duke i përgëzuar për shpirtin e vullnetarizmit dhe i ka cilësuar ata si ambasadorë të humanizmit dhe njerëzimit. “Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës. Arsyet pse keni ardhur mund të jenë disa, por ajo më kryesorja është njeriu, dëshira për të ndihmuar njerëzimin”. Me pak humor Withers i ka përcjellë vullnetarëve një imazh të Shqipërisë. “T’ju flas pas për atë çfarë ju pret në Shqipëri. Mendoj se shumë shpejt do të njiheni me të gjithë historitë e pjesëmarrësve në spektaklin “Big-Brother”. Parashikoj gjithashtu që shumë shpejt do të jeni në gjendje të kuptonin thumbimet dhe shakatë nga “Fiks Fare”. Shumë prej jush shumë shpejt do të fillojnë të pëlqejnë ushqime të tilla si tave kosi, byrek dhe pak raki”. Ambasadori po ashtu ka vlerësuar lidhjen e fuqishme mes Shqipërisë dhe Amerikës si dhe ndihmën dhe mbështetjen si të qeverisë ashtu edhe të vetë njerëzve. “Ju keni ardhur me qëllimin për të ndihmuar Shqipërinë, por besomëni që Shqipëria do tju ndihmojë edhe ju. Të gjithë ju do të kuptoni dhe do të mësoni se ky vend është një vend me histori të pasur dhe me eksperiencë të madhe. Njerëzit që ju do të takoni, janë njerëz që kanë marrë urtësinë dhe diturinë nga ajo trashëgimi e madhe që ka në këtë vend. Kjo trashëgimi do të qëndrojë gjatë me ju pasi të jeni larguar nga Shqipëria”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›