E Hënë, 2 Nëntor 2026

Flakët përfshijnë fushën e mbetjeve në Vlorë, Dredha: Javën e ardhshme vihet në punë landfilli

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes të së dielës.

Përhapja e zjarrit e favorizuar edhe nga era e fortë, vuri në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Një re e madhe tymi mbuloi qytetin e Vlorës dhe gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha tha se kjo situatë do marrë zgjidhje pasi javën e ardhshme do të vihet në punë landfilli i Sherishtës.

“Situata e zjarrit është në kontroll. Zjarri është menaxhuar ndërsa momentalisht ka prezencë tymi. Nëse zjarri është i qëllimshëm, të merren masa, të kapet fajtori. Për një javë do të vihet në punë landfilli i Sherishtës dhe shpresojmë që t’i zhvendosim plehrat atje”, tha Dredha.

Kujtojmë se Vlora u përball me të njëjtën situatë edhe më 25 korrik. Në kulmin e sezonit turistik, flakët përfshinë fushën e mbetjeve ku si pasojë e djegies së tyre, tymi i madh në formë reje u përhap në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›