E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakët përpijnë anijen, dy marinarë vdesin

Ky është bilanci tragjik i flakëve në një anije cisternë në portin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës rreth 3 milje larg bregdetit, teksa anija me flamur të Siera Leones, po kthehej në Itali pas shkarkimit të një sasie të madhe nafte në Porto Romano. Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti, bëri të ditur se dy marinarë kanë humbur jetën dhe një tjetër aktualisht është i zhdukur. Ndërkohë, 12 të tjerë janë shpëtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Prefekti Alizoti sqaron se në momentin e shpërthimit në anije nuk kishte ngarkesë të lëndës djegëse.  Nga të dhënat paraprake mësohet se anija cisternë ka mbërritur në 12 janar në Porto Romano në Durrës dhe pas shkarkimit të lëndës djegëse dhe pas përpunimit të saj, ajo ka dalë në radën e anijeve, për t'u nisur drejt destinacionit. Ekspertet po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit ne anijen cisterne. /Start/

                                                                                             2012-01-15 16:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›