Akuzat ndaj Metës, Gjykata e Lartë pritet të japë sot verdiktin final
Tiranë- Vendimi për ish-kryeministrin Ilir Meta pritet të jepet sot nga Gjykata e Lartë lidhur me videoskandalin Meta-Prifti.
Mbi ish-kryeministrin Meta rendon akuza e korrupsionit aktiv dhe prokuroria në pretencën e saj kërkoi që Meta të shpallet fajtor me masë sigurie 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë.
Kolegji penal me në krye Ardian Dvoranin do të japin sot edhe vendimin për ish-kryeministrin dhe kryetarin aktual të Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Ilir Metën.
Nga ana e tij vetë Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm, dhe madje ka akuzuar drejtësinë se është e ndikuar politikisht.
Shkrime të tjera me interes:
- Akuzat ndaj Kuliçajt, gjobitet Taulant Balla Tiranë- Gjykata e Rrethit Tiranë dënoi me 700 mijë lekë...
- Timoshenko: Akuzat ndaj meje të padrejta Ukrainë- Pas gjykimit të dhënë ndaj udhëheqëses së Ukrainës, Julia...
- “Banda e Durrësit”- Gjykata, kërkesë disiplinore ndaj avokatëve Tiranë- Proçesi gjyqësor ndaj 16 të pandehurve të ‘Bandës së...