Nisin sot Provimet e Shtetit për profesionet e rregullta

Ky është viti i parë që zhvillohen provime të tilla, çka është kërkesë më shumë për të gjithë ata që duan të hyjnë në tregun e punës.
Më pas, provimit do t’i nënshtrohen ata që kanë studiuar për Farmaci, Mjekësi të Përgjithshme, Infermieri, Mami si dhe Fizioterapi, që pritet të mbyllen më 7 shkurt. Tarifat e provimit vijnë në rritje për kandidatët që e japin për të disatën herë provimin. Kështu, kush e jep për herë të parë këtë provim, paguan 30 000 lekë, kush e jep për herë të dytë, 50 000 lekë. Kandidatët kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin dhe për këtë radhë tarifa shkon jo pak, por plot 120 000 lekë.
Ministria e Arsimit do të publikojë programet orientuese të Provimit të Shtetit 2 muaj para se të jepen provimet. Nëse nuk kalojnë Provimin e Shtetit, kandidatët i rikthehen sërish praktikës pranë urdhrave profesionalë. Veç vitit të parë të detyrueshëm, ata do ta kryejnë edhe një herë këtë procedurë, e cila kësaj radhe zgjat 4-6 muaj. Provimi i shtetit do të zhvillohet në dy faza, provimi i teorisë dhe ai i praktikës. Në këtë provim përfshihen ë gjithë ata që kanë mbaruar në vitin. /Start/
2012-01-16 10:13