E “falën” Ilir Metën!

Pas një gjyqi prej rreth 20 seancash, Kolegji Penal i kësaj gjykate, ka arritur në përfundimin se Meta është i pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv, ashtu sikurse Prokuroria kishte kërkuar dënim.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, fakti i akuzës së ngritur nuk ekziston. "Kolegji Penal i Gjykatës se Lartë, për çështjen vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Meta për akuzën e kryerjes e kryerjes së veprës penale te korrupsionit aktiv te funksionarit te larte shtetëror ose të të zgjedhurve vendore e parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar ne nenin 288 pika 1 shkronja “a” te Kodit të Procedurës Penale. Në bazë të nenit 190 te K.P.P. urdhërohet dorëzimi organit të prokurorisë të provave materiale vijuese: Ore mikrokamër, kabëll USB, lap-top dhe USB”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Të gjitha shpenzimet e gjyqit, përfshirë shpërblimin dhe shpenzimet e kryera për aktin e ekspertimit gjatë fazës se shqyrtimit gjyqësor shlyhen nga shteti shqiptar. Sipas Gjykatës së Lartë, vlera e seancave kap shifrën e 3.592.938 lekëve.
Seancat gjyqësore ndaj Metës nisën më 23 maj të vitit të shkuar, disa javë pas publikimit të videos, e cila u shoqërua më pas me trazirat e 21 janarit. Në seancën e 6 janarit të këtij viti, Prokuroria dha pretencën e saj për gjyqin, duke kërkuar 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë.
Videoja e fshehtë midis Metës dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, u publikua më 11 janar të vitit 2011, disa muaj para zgjedhjeve lokale. Shfaqja e videos u pasua me dorëheqjen e Metës nga dy postet në qeveri, atë të zëvendësit të kryeministrit dhe të ministrit të Ekonomisë.
2012-01-16 15:14