Flakët shkrumbojnë totalisht teatrin Skampa në Elbasan
Shkrumbohet totalisht teatri Skampa në qytetin e Elbasanit. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë godinën e këtij teatri, duke e nxjerrë tetarin jashtë funksionit, pasi flakët kanë përpirë të gjithë çatinë, skenën dhe çdo gjë tjetër që ndodhej aty brenda.
Sipas burimeve, mësohet se zjarri fillimisht ka përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa flakët kanë përparuar në ambientet e brendshme të teatrit Skampa, duke shkaktuar dëme të konsideushme.
Sipas drejorit të zjarrëfikëses në Elbasan, Aleksandër Hodaj zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak se pjesa më e madhe e godinës ishte e përbërë prej materiale dërrase, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll brenda pka minutash.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëse nga Librazhdi, duke ndihmuar në neutralizmin e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i këtij zjarri ka ardhur nga një hotel që ndodhej aty pranë./ora-news/