Flamur Bime në protestë: Gjirokastra, jo më projekte kulturore se nuk kemi fonde

Tiranë, 5 dhjetor, NOA Update Qytetit të Gjirokastrës në vitin e ardhshëm nuk do të mund të realizojë dot projektet e kulturës për mirëmbajtjen e qytetit i cili gjendet nën mbrojtjen e UNESKO-s.
Dhe kjo për faktin sepse buxheti i akorduar ndaj saj është përgjysmuar me 25 % për këtë vit.Një denoncim i tillë ka mbërritur në fjalimin e mbajtur në kuadrin e protestës që po zhvillohet aktualisht nga drejtuesve socialistë të pushtetit vendor para Kryeministrisë, kreu i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.
Nuk do të ketë më projekte për kulturën, se 25 % e fondeve që i mungojnë bashkisë së Gjirokastrës përbëjnë këtë vlerë për këto shërbime, tha ai.
Ndërkaq, ai shtoi më pas se kryeministri Berisha i turpëron kryebashkiakët edhe me donatorët.
Gjirokastra e cila ka 1.4 % të votuesve të përgjithshëm në vend dhe 1.2 % të popullsisë totale ka marrë vetëm 4 % të granteve nga qeveria, tha Bime më pas.
n.e/NOA