Rusi, Medvedev kërkon dënim të ashpër për pronarët e lokalit të zjarrit
Moskë, 5 Dhjetor NOA - Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka kërkuar dënim të ashpër për pronarët e klubit të natës në qytetin lindor Perm, ku nga zjarri gjatë natës janë vrarë 103 vetë.
Zoti Medvedev tha se ata duhet të dënohen me forcën e plotë të ligjit, pasi pronarit kryesor të klubit të natës disa herë i ishte tërhequr vërejtja nga inspektorët e zjarrit se kapacitetet e tij nuk ishin të sigurta.
Nga zjarri që shpërtheu nga fishekzjarrët, u numëruan 103 të vrarë, janë plagosur edhe 134 persona të tjerë, raporton RFE.
Kremlini tha se presidenti Medvedev ka shpallur 7 dhjetorin ditë zie në Rusi. Në Perm do të mbahen tri ditë zie.