E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një monografi për Andrea Manon


E para vepër monografike monografike e quajtur thjesht "Andrea Mano", kushtuar "Skulptorit të merituar", është prezantuar dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Autorja, studiuesja e arteve pamore, Suzana Varvarica Kuka, punoi për këtë vepër e nxitur nga zonja Olimbi Mano, e shoqja e skulptorit. Është familja Mano ajo që ka mbështetur financiarisht botimin, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Andrea Manos (1919 - 2000).
Në përkujtimoren ku merrnin pjesë ish studentë të Manos, pedagogë dhe kolegë të tij, u projektua edhe një film dokumentar për skulptorin, i xhiruar në studion e vet në vitet 1978-79.
Varvarica-Kuka punoi rreth 9 muaj për këtë vepër e cila është një vështrim në gjithë krijimtarinë e Manos, i shoqëruar me ilustrimet e veprave në skulpturë dhe vizatime. Ka 204 faqe, me ngjyra.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›