Flamuri i ri i Maqedonisë në festën e Ilindenit!?

Përvjetori i kryengritjes së Ilindenit në Maqedoni është festuar pa asnjë element shqiptarë, edhe pse kontributi i tyre në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në para përgatitjen, por edhe me pjesëmarrje.
Kreu shtetëror, kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti Ivanov dhe kryeparlamentari Ivanovski kanë mbajtur fjalime për idealet e kësaj kryengritje, duke e llogaritur si frytin e parë të luftën nacionalë çlirimtare të popullit maqedonas.
Ndërsa, përfaqësuesit e partive shqiptare nuk kanë komentuar dhe nuk kanë marr pjesë në aktivitetet e organizuara për shënimin e kësaj ditë, transmeton INA.
Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj feste, është një fotografi, ku shihet se si në një ballkon është shfaqur një flamur maqedonas me një kryq të bardhë, në të cilin qëndron shqiponja dy krenare. Fotografia për një kohë të shkurtët u bë sensacion në rrjetin social facebook. /Indeksonline/