E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Tahiri, fton prishtinasit të bëhet “Aleat për Mirëqenie”

Sot  Aleanca për Prishtinën nisi javën e përkrahjes së kategorive të veçanta sociale. Java e mirëqenës sociale ka moton “Aleat për Mirëqenie”.

Java filloi me vizitën e kryetarit të Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, Dr.Talat Gjinolli, nëpër vizita në familje në gjendje të rëndë sociale në lagjen “Fusha e Pajtimit” duke vazhduar në lagjen “Dodona”.

Besnik Tahiri në bashkëbisedim me qytetarët që dhe pas 13 vjetësh jetojnë në kontejnerë në lagjen “Fusha e Pajtimit” theksoi se: “është e rëndësishme të kuptohet se jetën në Prishtinë nuk e përfaqëson vetëm realitetin në qendër por duhet parë përtej asaj, duke përfshirë këtu kategoritë e veçanta sociale që çdo ditë presin dorën e qeverisjes qoftë ajo lokale apo qendrore për t’ju mundësuar një jetë të dinjitetshme”

Tahiri po ashtu theksoj se Aleanca për Prishtinën, synon rritjen e solidaritetit në mes qytetarëve për të ndihmuar zhvillimin social, duke besuar që është detyre e Komunës që të shërbejë si katalizator i këtij solidariteti dhe zhvillimi social.

Aleanca për Prishtinën si Aleat i Mirëqenies beson se një shoqëri fuqizuar, duhet të ketë fëmijë që kanë të ardhme të sigurt, po ashtu përkujdesje dhe solidaritet për të moshuarit dhe kategoritë tjera të rrezikuara.

Aleanca për Prishtinën do të angazhohet në zhvillimin i politikave, vendosjen e standardeve të duhura për shërbimet dhe mbrojtjen sociale, mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme financiare duke përfshirë kriteret dhe transparencën. Ky misioni do të vazhdoi me realizimin dhe zhvillimin e politikave sociale dhe mbrojtjen e kategorive të ndryshme të qytetarëve.
Java e mirëqenies “Aleat për Mirëqenie” do të vazhdoj me aktivitete tjera, me kategori të ndryshme sociale, duke përfshirë këtu të moshuarit pa përkujdesje, fëmijët bonjak, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe grupe tjera me nevoja specifike. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›