Presidenti Topi kritika krereve te politikes
Presidenti Bamir Topi ne diten e 98-te vjetorit te pavaresise iu drejtua qeverise dhe opozites me nje mesazh te perbashket per te kontribuar ne jeten parlamentare. Do te uroja qe ne jeten parlamentare e cila eshte misherim i vete demokracise qeveria dhe opozita nepermjet debatit dhe kundervenies se argumentimit te alternativave te frytshme te gjejne vullnetin per te miratuar ligje ne interes te qytetareve te vendit dhe procesit integrues si kryefjale te aksionit tone te perbashket politik ngadalesimi i te cilit nuk pranon asnje lloj justifikimi dhe nuk perjashton askend nga pergjegjesia perballe qytetareve te ketij vendi - tha Presidenti Topi. Ceremonia e Festes se Pavaresise u organizua nga Presidenti Bamir Topi ne Pallatin e Brigadave. Ne pritjen e zhvilluar ne Pallatin e Brigadave kane marre pjese kreret me te larte te shtetit perkatesisht Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli si dhe lideri i opozites Edi Rama. Dy rivalet e politikes shqiptare vetem sa jane pershendetur me njeri-tjetrin pa u ndalur per te biseduar.
Ne mesazhin e tij adresuar aktoreve kryesore te politikes Presidenti i Republikes theksoi se Shqiperia dhe shqiptaret i kane zgjidhur ceshtjet e tyre te medha sa here palet i kane lene menjane interesat e tyre personale dhe politike. Kompromisi ne respekt dhe ne sherbim te ligjit eshte force dhe jo dobesi. Dialogu eshte zgjidhja e vetme e problemeve. Ne fjalen e tij pershendetese Presidenti citoi se E kam privilegj qe kete 28 Nentor i uroj shqiptareve gezuar festen e madhe. Me tej ne fjalen e tij Presidenti Topi vleresoi aktin themelues te shtetit shqiptar. Ai u shpreh se vonesa nuk do te thote prapambetje por maturi dhe pergjegjshmeri. Ne kete ceremoni moren pjese Kryeministri Sali Berisha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe perfaqesues te trupit diplomatik.
Presidenti Topi permendi edhe udhetimin e gjate dhe historine ne krijimin e shtetit shqiptar. Sot me plot te drejte jemi krenare qe jemi shqiptare dhe qe Shqiperia eshte nje vend demokratik. Shqiperia eshte nje vend i denje anetar i NATO-s. Dhe per te qene pjese e BE-se ndihemi pergjegjes per te pasur nje te ardhme me te sigurt - tha kreu i shtetit. Presidenti permendi dhe vendimin historik per liberalizimin e vizave. Sapo kemi perfunduar me sukses nje proces te rendesishem liberalizimin e vizave fitore kjo qe deshmon seriozitetin e reformave politike dhe ekonomike qe vendi yne ka kryer gjate ketyre njezet vjeteve. Ky eshte nje akt i madh i besimit europian ndaj perpjekjeve tona. Ne keta njezet vjet ne kemi pasur vertete nje tranzicion te veshtire por gjate ketyre dy dekadave Shqiperia e ka zvogeluar distancen qe e ndante nga vendet e zhvilluara demokratike perendimore. Sot vendi yne eshte nje anetar i denje dhe i sprovuar i NATO-s dhe po troket me force e plot te drejte ne portat e Bashkimit Europian - tha kreu i shtetit. Ne fjalen e tij Presidenti beri me dije se sot pas gati 100 vjetesh i eshte dhene nje zgjidhje ceshtjes shqiptare. Shqiptaret jane ne hapesiren e tyre te natyrshme me dy demokraci me dy shtete dhe me standarde gjithnje e me te permiresuara demokratike edhe ne ato shtete te Ballkanit ku jane ne pakice. Rasti i faktorit shqiptar eshte tregues tipik se e drejta mund te vonoje por nuk mund te vonohet kurre pafundesisht dhe se ajo mund te fshihet perkohesisht por jo te tjetersohet - tha Presidenti. Akti i krijimit te shtetit shqiptar ne vitin 1912 rezultoi te ishte nje veprim gjeopolitik i domosdoshem per paqen dhe ekuilibrin e forcave ne Ballkan. Sipas Presidentit Topi rajoni yne nuk ishte i qete asnjehere ne ato gati njeqind vjet qe pasuan edhe per shkak te faktit se te gjitha zgjidhjet e diktuara nga faktoret ballkanas dhe jashte tij nuk e moren parasysh kurre realitetin dhe ndikimin e faktorit shqiptar ne kete hapesire.