Oketa Mosfunksionimi i Parlamentit ndikim tek institucionet kushtetuese

Deputeti i Partise Demokratike ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa eshte i mendimit se krizen politike ne vend kane force ta zgjidhin vetem PS-ja me PD-ne dhe asnje faktor tjeter. Ne nje interviste per Shqip Oketa thekson se as nderkombetaret dhe asnje faktor tjeter nuk mund te sjellin rezultatin e pritur nga shqiptaret gje e cila eshte vertetuar tashme. Deputeti demokrat flet edhe per zgjedhjet e ardhshme vendore duke theksuar se ende nga Kryesia e PD-se apo nga ndonje organ tjeter drejtues i kesaj partie nuk jane dhene direktiva per menyren sesi do te organizohet kjo fushate. Duke folur kryesisht per Durresin nisur nga fakti se Oketa eshte banor dhe deputet i kesaj zone ai theksoi se do te respektoje cdo vendim qe do te marre PD per sa i perket kandidatures qe do te mbeshtete ne kete qytet qofte kjo kandidature nga radhet e LSI-se.
Nderkombetaret ne te gjitha raportet e tyre dhe deklaratat qe po bejne po theksojne gjithmone e me shume qendrimin se Parlamenti ne Shqiperi nuk po funksionon. Cmund te beje mazhoranca ne keto kushte
Parlamenti shqiptar po funksionon por nuk po funksionon ashtu sic duhet duke ndikuar me pas drejtperdrejte dhe ne mosfunksionimin sic duhet dhe te organeve te tjera kushtetuese te cilat burojne nga Parlamenti. Ju e drejtoni pyetjen tuaj tek mazhoranca nderkohe qe cdo Parlament ka dy ane mazhorancen por dhe opoziten. Qe nje biciklete te ece ka nevoje per te dyja rrotat. Me nje te vetme nuk mund te ece. Pra besoj se pyetja duhet shtruar se cfare duhet te beje Parlamenti apo me sakte klasa politike shqiptare qe institucioni me i rendesishem ne vend te funksionoje plotesisht Zgjidhja e vetme besoj se kalon nepermjet dialogut dypalesh dhe perpjekjeve serioze dypaleshe per zgjidhjen e krizes. Nese njeres pale i mungon vullneti apo deshira per ta zgjidhur krizen pala tjeter e ka te pamundur ta zgjidhe e vetme. Menyra se si eshte konfiguruar politika shqiptare pas zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 apo me sakte produkti i dale nga keto zgjedhje per shkak te Kodit Zgjedhor te perdorur ne keto zgjedhje ka krijuar nje situate dypoleshe. Kjo situate ben qe si problemet ashtu dhe zgjidhjet te vijne detyrimisht vetem nga keto dy pole. Cdo perpjekje per ta kerkuar zgjidhjen jashte ketyre dy poleve duke perfshire ketu dhe nderkombetaret do te ishte e kote dhe pa rezultat ashtu sic dhe ka rezultuar deri me sot. Pra zgjidhja qendron sa te mazhoranca aq dhe tek opozita te cilat ashtu sic gjeten vullnetin per te miratuar Kodin Zgjedhor ndryshimet kushtetuese duhet te gjejne dhe zgjidhjen e kesaj situate. Dhe qe kjo situate te shkoje drejt zgjidhjes personalisht mendoj se opozita duhet te nderprese menjehere te ashtuquajturen marredhenie te kushtezuar me Parlamentin dhe te ushtroje plotesisht detyrimet qe ka perkundrejt votuesve te saj ashtu dhe perkundrejt qytetareve shqiptare.
Nga ana tjeter ne lidhje me kete ceshtje opozita po kerkon te beje edhe nje mocion per debat. E mendoni kete rruge si efektive
Mocionet per debat jane krejtesisht normale dhe jane te parashikuara dhe ne rregulloren e funksionimit te Parlamentit. Pare nga ky kendveshtrim nuk ka perse te tingelloje si dicka e cuditshme. Me pas per te pare nese nje mocion me debat ndihmon zgjidhjen e krizes politike aktuale eshte e veshtire te thuash se e ndihmon. Mocioni perdoret per te arritur nje objektiv politik i cili mendoj se qe ne fillim duhet deklaruar se cili eshte. Ne rast se nje mocion i tille do te perserise te njejtat gjera qe thuhen cdo dite ne ekrane apo foltore mendoj se nuk sjell asgje te re dhe as nuk zgjidh problemin.
Edhe pak muaj na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme. Ju si deputet i Durresit mund te na thoni ne lidhje me pergatitjet qe po beni ne kete qytet per fushaten
Nga zgjedhjet e 8 Majit 2011 na ndajne dhe afro pese muaj dhe koha eshte sa e mjaftueshme aq dhe e pamjaftueshme. Nuk mund te them se ka filluar ndonje pergatitje e vecante per keto zgjedhje dhe as nuk ka filluar nje proces diskutimi brenda strukturave lidhur me menyren se si do te organizohemi me emrat qe mund te na perfaqesojne ne keto zgjedhje. Pothuaj gjithmone kur flitet per zgjedhje lokale pyetja apo diskutimi perqendrohet tek emri i kandidatit dhe harrohet fakti se votohet dhe per anetaret e keshillit bashkiak te cilet dhe ata duhet te kalojne ne nje proces perzgjedhjeje nga vete strukturat. Secili nga ne deputetet mban kontaktet e tij me strukturat apo zgjedhesit e tij por ne rruge institucionale asnje nga ne nuk di te kete udhezime nga Kryesia e PD-se se ku duhet te perqendrohemi. Ndoshta fillimi i vitit 2011 do te shenoje dhe fillimin e pergatitjeve per fushaten e ardhshme zgjedhore.
Ka zera se PD ne kete qytet do te mbeshtese nje kandidature te aleatit te saj LSI-se per zgjedhjet e ardhshme. Do te ishte normale kjo gje
Personalisht perpiqem qe kohen time te mos e harxhoj duke diskutuar bazuar mbi zera apo biseda kafenesh. Gjerat i marr seriozisht kur burimi i tyre eshte zyrtar pavaresisht faktit se shume pune te ne mbarohen jo ne institucione por ne kafene. PD ka nje marreveshje me LSI per te bashkeqeverisur deri ne zgjedhjet e vitit 2013. Nuk e di nese kjo marreveshje parashikon dhe zgjedhjet lokale por besoj se per to do te kete nje marreveshje te re. Si anetar i PD-se kam detyrimin te mbeshtes cdo kandidat qe do te perfaqesoj qofte PD-ne qofte koalicionin PD-LSI dhe keto detyrime i kam perkundrejt anetaresise se PD-se. Politikisht do doja qe PD-ja te kishte kandidatin e saj ne Durres por po politikisht theksoj se do te mbeshtes cdo vendim te dale nga marreveshja PD-LSI pa asnje hezitim.
Nga ana tjeter miratimi i kandidaturave te PD-se per kryetaret e bashkive dhe komunave ne vend duhet te kalojne permes strukturave te partise sic eshte kryesia. Por ketu duhet pasur parasysh fakti se Kryesia e PD-se po vijon te ekzistoje prej nje viti me mandat te skaduar. Si e shikoni kete situate
E shikoj si nje situate e cila ve ne veshtiresi secilin prej nesh anetareve te Keshillit Kombetar te PD te dale nga zgjedhjet e dhjetorit te shkuar per te dhene nje pergjigje te sakte.
Me date 28 nentor eshte 12-vjetori i hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se vendit. Si i shikoni nderhyrjet ne vite ndaj ketij dokumenti dhe sipas mendimit tuaj cili duhet te jete qendrimi i partive politike ndaj saj ne te ardhmen
Flitet shume se Kushtetuta eshte themeli i nje shteti dhe une vertet besoj se eshte ashtu. Duke e lidhur kete thenie me profesionin e inxhinierit te ndertimit mund te them se ne nje godine te ngritur themelet jane elementi ku nderhyrjet jane me te rralla dhe behen te mirestudiuara nga inxhiniere te specializuar. Sa me shume te nderhyhet ne themelet e godines aq me shume vihet ne pikepyetje qendrueshmeria e saj. Dhe kur them qendrueshmeria kryesisht i referohem kushteve ekstreme p.sh. nje termet pasi ne kushte qetesie godina edhe mund te qendroje. Duke e lene fushen e inxhinierise dhe duke kaluar te politika apo pyetja juaj mund te them se shume nga situatat politike te krijuara vijne pikerisht nga keto nderhyrje te shpeshta. Une nuk dua aspak te them se nuk mund apo nuk duhet nderhyre per ndryshime aty ku duhet por keto ndryshime duhet te jene te mirestudiuara te debatuara per nje kohe te gjate dhe te gjithe specialistet dhe institucionet qe ndikohen nga keto ndryshime te kene dhene opinionin e tyre. Ne dymbedhjete vjet te nderhyhet kaq shpesh eshte paksa e tepruar. Une nuk marr persiper te bej specialistin e ceshtjeve kushtetuese por mund te them me bindje se nje Kushtetute i reziston gjate kohes dhe nuk peson ndryshime kur ajo hartohet bazuar mbi interesat e qytetareve shoqerise dhe atdheut dhe jo mbi interesat partiake te cilesdo force politike. Kushtetutat e vendeve ku ne aspirojme te integrohemi besoj se jane deshmia me e qarte e kesaj qe sapo thashe. Megjithate ne fund do te thoja se i rendesishem eshte fakti se Kushtetuta jone ka hedhur themelet e nje shteti demokratik i cili ne keto 12 vite ka evoluar pozitivisht dhe ne drejtimin e duhur. Mendoj se nje debat i gjere publik me mbeshtetjen edhe te politikes por pa orientime nga ana e saj do ti jepte nje pergjigje me te sakte si pyetjes suaj ashtu dhe se ardhmes se themelit te shtetit shqiptar.