E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbardh 40 vjedhje të kryera në Tiranë, 1 në pranga 2 në kërkim

TIRANE - Policia e Tiranës arrestoi një person dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si autorë të rreth 40 vjedhjeve në lokale dhe banesa në kryeqytet. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Korriku II ”, në pranga ka rënë shtetasi Klodjan Duro, 28 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim Erind Kodra, 23 vjeç, dhe Arsen Qose, 28 vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh me thyerje të banesave dhe lokaleve, të kryera në kohë dhe vende të ndryshme në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një mjet tip “Audi Q7”, një mekanizëm çeliku për hapjen e dyerve të banesës, disa kaçavida, si dhe dorashka dore, një gjenerator ngjyrë e kuqe model “Honda” i vjedhur si dhe materiale të tjera elektronike.

Më konkretisht, sipas policisë, 3 të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur:
Vjedhjet e ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3
- Me dt.23.06.2012, te blloku”Gintash”, pallati F, ap.1, eshte vjedhur klinika dentare ne pronesi te një shtetasi, ku kanë vjedhur kompjutera dhe disa pajisje te tjera.
- Me dt.14.08.2012, në rrugën “Gjergj Legisi”, pallati K, eshte vjedhur banesa e një shtetaseje,
- Me dt.18.10.2012, tek sheshi “Gjergj Legisi”, pall.3, është vjedhur me thyerje banesa e një shtetasi, ku autorët dyshohet se kanë vjedhur televizor plazama 42 polsh tip “Sony” nje “Playstation”, disa bizhuteri dhe rreth 200.000 leke
- Me dt.02.11.2012, ora 14.00, në rrugen “Reshit Çollaku”, është tentuar te vidhet banesa e shtetasit A.B.
- Me dt.02.12.2012, në rrugën “Don Bosko”, pall. “Almak” është vjedhur me thyerje banesa e një shtetasi, ku kanë vjedhur një shumë prej 50 000 lekë, 940 euro, 100 paund, disa bizhuteri, varse dhe unaza floriri.
- Me dt.02.12.2012, në rrugen “Him Kolli”, pall.41, është tentuar te vidhet me thyerje banesa e një shtetasi,
- Me dt.26.04.2013, në rrugën “Mahmut Fortuzi ”, është vjedhur me prishje të fishekut të braves së deres, banesa në katin e 9 të pallatit “Arena“, në pronësi të një shtetasi,
- Me dt.29.04.2013, rreth ores 18.30, ne rrugen “Gjergj Legisi”, pallatet Gintash, pallati “E” eshte vjedhur banesa e shtetasit V.M,
- Me dt.26.06.2013, ne rrugen “Gjergj Legisi”, pallati H, kanë vjedhur duke hapur me çelës, banesën e shtetasit Nj.P, ku kanë marrë rreth 100.00 leke, si dhe bizhuteri te llojeve te ndryshme si unaza, byzylykë, varëse etj.
- Me dt.22.07.2013, ne Rrugen e Barrikadave, eshte vjedhur lokal, kazino “Admiral” me administrator shtetasin A.R, ku kanë marrë një shumë prej 300.000 lek.
- Me dt.23.07.2013, ne rrugen “Reshit Petrela” është vjedhur dyqani ne pronesi te shtetaseje, ku autorët kanë marrë një shumë prej 1.400 lekë.

Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.1
- Me dt.26.05.2013, ne rrugen ”Thoma Nasi”, është vjedhur me thyerje banesa në pronësi të shtetasir D.B, ku kanë marrë shumë prej 80.000.
- Me dt.03.06.2013, tek Kodra e Diellit, kanë vjedhur me thyerje banesën e një shtetaseje, ku autorët kane vjedhur disa bizhuteri floriri, dy ora, si dhe shumen prej 1.2 milion leke dhe 1500 euro.
- Me dt.15.06.2013, tek liqeni i Thate, prane kompleksit “Colombo 2” është vjedhur me thyerje banesa e një shtetasi, ku autorët kanë vjedhur 1 (nje) televizor Plazma LCD, 2 (dy) piktura dhe disa pajisje te ndryshme.
- Me dt.29.06.2013, ne rrugen “Arkitekt Kasemi”, është vjedhur banesa e shtetasit ku autorët kanë marrë nje televizor plazem LG 37 polsh si dhe nje kompjuter lap-top.
- Me dt.02.07.2013, është vjedhur me thyrje banesa e një shtetasi ku autorët kanë marrë nje televizor i markes “Samsung” si dhe disa bizhuteri.
- Me dt.24.07.2013, në rrugën “Robert Zhvarc”, pallati Arba 01, kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.T, ku autorët kanë marrë nje makine qepese, nje kompjuter lap-top te markes H.P dhe tre ora dore.
- Me dt.25.07.2013, ne rrugen “Robert Shvarc”, eshte vjedhur banesa e shtetasit A.D, ku autoret i kishin vjedhur nje kompjuter lap - top dhe nje sasi bizhuterish. 

Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.2
- Me dt.10.03.2013, ne rugen “Medar Shtylla”, eshte vjedhur me thyerje te fishekut te braves banesa e shtetasit A.K, ku jane vjedhur dy Lap Top dhe bizhuteri.
- Me dt.23.04.2013, ne Rrugen e Kavajes, ështe vjedhur me thyerje te braves banesa e shtetasit E.B, ku jane vjedhur 2 500 euro dhe nje televizor “Samsung”.
- Me dt.08.05.2013, ne rugen “Imer Kurti”, kanë tentuar te vjedhin me thyerje te braves banesen në pronësi të një shtetaseje,
- Me dt.27.05.2013, ne rrugen “M. Qosja”, pall. 2, kane vjedhur me theyrje te fishekut te braves banesen e shtetasit Reshat Hito Kociraj, vjedhur 50000 lekë dhe disa bizhuteri.
- Me dt.30.05.2013, ne rrugen “Muhamet Gjollesha”, pall. Kajtazi, kati 11, kane tentuar te vjedhin ne thyerje fisheku banesen e shtetasit Andi Durim Lala.
- Me dt.03.06.2013, ne rrugen “Nazmi Delli”, pall.20, kati 3, kane vjedhur banesen e shtetases Violeta Josif Tela, kane vjedhur disa bizhuteri floriri.
- Me dt.18.06.2013, ne rugen “Prokop Mima”, eshte vjdhur me thyerje te fishekut te braves banesa e shtetasit Adriatik Maliq Mema, ku jane marre nje TV “Samsung” dhe nje telefon “Nokia”.
- Me dt.30.06.2013, ne rrugen “Sulejman Delvina”, pall.5/1/3, kane vjedhur me thyerje fisheku banesen e një shtetaseje, kane marre disa bizhuteri.
- Me dt. 02.07.2013 ne rrugen “Vaso Pasha”, eshte vjedhur me thyerje te fishekut te braves farmacia ne pronesi te shtetasit A.N, ku jane marre 70 000 lekë dhe disa ilace me vlere 500 000 lekë.
- Me dt.21.07.2013, ne rrugen “Margarita Tutulani”, eshte vjedhur me thyerje fishekut te braves banesa e një shtetasi ku kane marre 4 000 euro dhe disa bizhuteri.
- Me dt.22.07.2013, ne rrugen “Shefqet Musaraj”, kane vjedhur me thyerje fishekut te bravës banesen e një shtetasi, ku kane marre disa bizhuteri me vlere 50 000 lekë.
- Me dt.23.07.2013, ne rrugen “Muhamet Gjollesha” kane vjedhur me thyerje një lokal ku kanë marrë nje TV “Samsung” dhe 10 000 lekë.

Ngjarjet të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.4
- Me dt.29.05.2013, tek Fresku, kanë vjedhur banesen në pronësi të një shtetasi ku autoret kanë marrë 1 televizor plazma dhe bizhuterite e floririt.
- Me dt.04.06.2013, ne lagjien Qesarake, rruga “Muhamet Deliu”, kane vjedhur me thyerje banesen e një shtetasi ku autorët dyshohet se kanë marrë nje televizor plazma 38 polsh dhe nje ore dore floriri.
- Me dt.05.06.2013, ne rrugen “Kongresi Manastirit”, kane vjedhur me thyerje një banesë ku autorët kanë kane vjedhur 20.000 leke, dy varese dhe nje unaza floriri me vlere rreth 40.000 leke.
- Me dt.03.06.2013, ne rrugen “Sitki Çiço”, kane vjedhur me thyerje një banesë ku autoret dyshohet se kanë vjedhur një televizor plazma, si dhe disa bizhuteri.
- Me dt.22.07.2013, ne rrugen “Endri Keko”, kane vjedhur me thyerje një banesë ku autorët kanë vjedhur tre ora te markave “Dolce Gabana” nje ore e markes “Xhorxh Armani” dhe nje e markes “Januar” si dhe disa bizhuteri te markave Penelope, si byzrzylyke, unaza, varese dhe dy parfume.
- Me dt.05.05.2013, ne Rrugën e Dajtit, fshati Qesarake, kanë vjedhur një banesë ku autorët i kanë vjedhur shumën prej rreth 1500 euro. Gjithashtu po në të njejtin pallat, me të njenjtin mekanizëm është vjedhur banesa e një tjetër shtetasi ku autorët kanë vjedhur nje TV Plazma 42” i markes LG.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›