Thjeshtohen proçedurat e regjistrimit të tokave
TIRANE-Të gjithë pronarët e tokave që zotërojnë Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi por që për shkak të mangësive të dokumentacion apo gabimeve njerëzore gjatë marrjes së saj, nuk kanë arritur ta hipotekojnë pronën, tashmë do të mund ta bëjnë këtë. Ministria e Drejtësisë, përmes një udhëzimi të posaçëm, i hap rrugë regjistrimit të pronave të Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke thjeshtuar procedurat dhe duke zgjidhur një problematikë të hasur masivisht për shkak të gabimeve, kryesisht gjatë ndarjes së tokave konform ligjit 7501.
Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", institucionet përkatëse duhet të verifikojnë nëse Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi përmban elementet e mëposhtme të formës dhe përmbajtjes: a) Emrin dhe mbiemrin e përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bujqësore, përfituese të tokës bujqësore; b) Identifikimin e organit që e ka lëshuar Aktin, duke përfshirë nënshkrimin e kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës; c) Të dhënat identifikuese të pasurisë, ku përfshihen sipërfaqja dhe lloji i tokës bujqësore; ç) Vulën e komitetit ekzekutiv të fshatit ose Vulën e kryeplakut, Vulën e komunës/bashkisë ose Vulën e ndërmarrjes bujqësore ose Vulën e këshillit të qarkut.
Në bashkëpunim me organet e tjera publike që trajtojnë çështjet e pronësisë dhe me pushtitin vendor, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme udhëzohen të bëjnë regjistrimet përkatëse pas procesit të verifikimit, nga i cili, pritshmëritë janë që t’i jepet zgjidhje përfituesve të tokës, kryesisht bujqësore, që për shkak dokumentacioni janë vetë përdorues të saj dhe jo pronarë.
(e.m/ata/BalkanWeb)