E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri, sherr për fishekzjarrët dhe posterin e MediutNga Antena brenda familjesMë në fund Flamuri kishte vendosur ta lante gabimin që bëri me dështimin e mitingut hyrës të fushatës elektorale. Dhjetë ditët e fundit në çdo qytet të madh të Shqipërisë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri, sherr për fishekzjarrët dhe posterin e MediutNga Antena brenda familjes

Më në fund Flamuri kishte vendosur ta lante gabimin që bëri me dështimin e mitingut hyrës të fushatës elektorale. Dhjetë ditët e fundit në çdo qytet të madh të Shqipërisë, ai burri bënte thirrje që njerëzit të vinin nga rrethet në mitingun e Tiranës më 26 qershor. Kështu u bë në Vlorë, Fier, Elbasan, Kavajë, Durrës, Krujë, Shkodër e kështu me radhë. Kështu që çështja e pjesëmarrjes u zgjidh.

- Tani s’ua kemi më nevojën këtyre tironsave, - tha Flamuri, - që s’duan të dalin në shesh. Tani ua bie nga Kukësi për dy orë në Tiranë, se kemi hap rrugën kastile për miting.

Pasi u zgjidh problemi i pjesëmarrjes, nisi sherri i protokollit. Në fillim u vendos që kandidatët e Tiranës të ishin të gjithë në tribunë. Por u nxehën udhëheqësit e listave në rrethe, pasi ata kishin sjellë njerëzit kryesorë në miting. Atëherë u ndryshua dhe u la që 12 të parët e rretheve të ishin në tribunë. Pastaj doli problemi i grave, se 12 të parët e rretheve ishin meshkuj. U bë një rrëmujë dhe u vendos që ministret gra dhe zëvendësministret gra të ishin në rresht të parë. Edhe pse u komplikua pak si protokoll, sidoqoftë u arrit njëfarë kombinimi. Ndërsa po e zgjidhte këtë çështje, Flamurit i del përpara Mesila.

- Po ti, - tha, - ç’do këtu, se s’të kam llogaritur ku do rrish në tribunë?

- Jo, s’ka problem, - i tha Mesila. - Unë do pres teta Lilin, ku të rrijë ajo, do rri dhe unë. Njerëzit janë mësuar të më shikojnë në krah të saj. Ti e di që unë kam hyrë me mik të fortë në këtë listë, se po të ishte për rregulla, duhet të isha e 16-ta e PS në Fier, se asnjë nga zëdhënësit e kryeministrave socialistë nuk është në listë. Vetëm unë jam, dhe unë jam me PD.

- Nuk kam hallin e listës tënde, - i tha Flamuri, - po vendin ku do rrish, se zonja Liri nuk dihet ku mbetet, se ai burri, po pa njerëz, e harron fare.

- S’ka problem, - i tha Mesila, - kam porositur Petrit Becin që kudo që të jetë të na filmojë dhe ta transmetojë direkt.

- Mirë, e zgjidha dhe këtë problem, - tha Flamuri.

Tani i ngeli problemi i posterit të madh të Fatmir Mediut tek UFO. Gjëja e parë që u bë, u ndalua që kamerat të ktheheshin andej.

- Nëse kap kamera qoftë dhe një sekondë Fatmir Mediun, - tha Flamuri, - do t’u fluturoj nga puna.

Një palë propozoi ta mbulonin me të bardhë, po Flamuri e kundërshtoi, “se duket si i vdekur, - tha, - që i kanë hedhur batanije sipër.”

Në fund mbeti çështja e fishekzjarrëve. Dhe këtu i doli para Fatmir Mediu. Një njeri i tij që kishte marrë licencë për fishekzjarrë. Flamuri e kishte porositur të merrte fishekzjarrët më të mirë të mundshëm. Dhe ai pretendonte se i kishte sjellë. Po nuk i dorëzonte pa marrë paratë.

- Sa kushtojnë? - i tha Flamuri.

- 50 mijë euro, - i tha biznesmeni i Mediut.

- Si mor 50 mijë euro? - i tha Flamuri. - Mediu na ka thënë 28 mijë euro, ti na thua 50 mijë euro.

- Nuk e di sa u ka thënë Mediu, - tha biznesmeni, - po këto që kërkuat kaq bëjnë. Mediu ndoshta u ka dhënë çmimin para Gërdecit. Atëherë s’kishin vlerë fishekzjarrët, se kishte fishekë të vërtetë, tani janë bërë shtrenjtë.

- OK, do t’i marr, - i tha Flamuri, - lëre faturën këtu dhe ik, eja të hënën për lekët.

- Zoti Flamur, po deshe bëjmë pazar dhe më jep më pak se 50 mijë, por m’i jep sot, se të hënën kam frikë se s’të gjej dot, kushedi nga më fshihesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›