Zgjedhjet parlamentare në vendin ku gjërat marrin flakë vetëNga Karl-Peter Schwarz, “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”Mero Baze nuk thotë se kujt partie do ia japë votën në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Por ai është shumë i qartë se kë nuk
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Zgjedhjet parlamentare në vendin ku gjërat marrin flakë vetëNga Karl-Peter Schwarz, “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”Mero Baze nuk thotë se kujt partie do ia japë votën në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Por ai është shumë i qartë se kë nuk do të zgjidhte: mikun e tij të hershëm, kryeministrin Sali Berisha, Partinë Demokratike të së cilit ai e ka mbështetur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 me gazetën e tij konservatore, “TemA”.
“Berisha, - thotë Mero Baze, - duhet të largohet përfundimisht.”
Para katër vjetësh Berisha, ish-mjek i diktatorit komunist Enver Hoxha, që në vitin 1990 u shfaq si drejtues i protestave antikomuniste, mori me koalicionin e tij 80 nga 140 mandate deputetësh.
Ai i fitoi zgjedhjet, me premtimin se do të luftonte me të gjitha forcat korrupsionin dhe krimin e organizuar, që nën drejtimin e kryeministrit socialist, Fatos Nano, kishte marrë përmasa të padurueshme.
Mero Baze, që ka themeluar në vitin 1999 gazetën “TemA”, e ka mbështetur atë, si shumë personalitete të tjera të shoqërisë civile shqiptare.
Edhe lëvizja “MJAFT!”, një lëvizje e pavarur e me ndikim e të rinjve dhe studentëve, ishte në atë kohë në krahun e Berishës.
Problemet e mëdha të regjimit socialist fshinë madje dhe kujtimet për kryengritjen në jug të vendit, që në vitin 1997 solli një eksod masiv të njerëzve dhe praninë e një trupe ushtarake ndërkombëtare në vend.
Ishte Sali Berisha, që në atë kohë si president kishte përgjegjësinë për rrëzimin e rendit publik.
Dhe djali i Berishës, Shkëlzeni, i përzier në afera
Shumë prej atyre që në vitin 2005 kishin bërë lënë pas të kaluarën e Berishës, tani i janë larguar.
Themeluesi i “MJAFT!”, Erion Veliaj, kandidon me një parti të tijën në një koalicion zgjedhor me socialistët, në krahun e djathtë grupimi “Poli i Lirisë” ka mbledhur zgjedhësit konservatorë që janë zhgënjyer nga Berisha
Besnik Mustafaj, dikur ministër i Jashtëm dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, është larguar nga politika - ai do të kthehet, vetëm kur të ketë shanse të vërteta për një fillim të ri.
Historia e Mero Bazes dhe gazetës së tij e bën të kuptueshëm këtë ndryshim.
Vështirësitë filluan, kur gazetarët e “TemA”-s nisën të hulumtojnë në rastet e korrupsionit, në të cilat ishin të implikuar të afërmit dhe miqtë e kryeministrit.
Vëmendjen më të madhe e mori afera e një shpërthimi masiv në një fabrikë municioni në Gërdec, në mars të vitit të kaluar, që vrau 26 persona dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë e dëmtoi qindra shtëpi.
Përgjegjës për mungesat elementare të sigurisë ishin ministri i Mbrojtjes, zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit - por dhe djali i tij, Shkëlzeni, është i përzier në këtë aferë.
I bindur për cilësinë gjermane
Në një vend me drejtësi të korruptuar dhe me një prokurori nën presionin e fuqishëm të qeverisë, Mero Baze dhe gazetarët e tij ia dolën që të bëjnë publike të tjera skandale.
Kërkimet e tyre në thellësi gjetën që përveç djalit të kryeministrit, Shkëlzenit, dhe e bija, Argita, përfitonte nga dhënia e licencave dhe kontratave publike. Ata gjetën gjithashtu shkelje të mëdha me ndërtimin e autostradës mes qytetit-port të Durrësit dhe kufijve të Kosovës, kostot e mëdha të së cilës do rëndonin mbi xhepat e taksapaguesve.
“Berisha është peng i familjes së tij”, - thotë Mero Baze. Një gjë e tillë nuk i tingëllon aq mirë kryeministrit.
Në vigjilje të vitit të ri 2009, makina e re, BMW, e botuesit u përfshi nga flakët.
Ndërsa zjarrfikëset mbërritën me vonesë, ata kishin “harruar” për fat të keq që të merrnin materialin për ta fikur. Një hetim policor arriti në përfundimin se makina kishte marrë vetë flakë, për shkak të një “gabimi teknik” të pasqaruar.
Baze është aq shumë i bindur për cilësinë gjermane, sa vështirë të besojë të tilla gjëra.
“Njerëzit e Berishës, - thotë ai, - unë i njoh, janë të aftë për gjithçka.”
Megjithatë korrupsion ka edhe në kryeqytet
Papritur Ministria e Ekonomisë i bëri të ditur Bazes se kishte prishur një kontratë 20-vjeçare për shtypshkronjën e tij, duke dhënë motive krejt të dyshimta.
Baze ka një vendim gjykate për këtë çështje, por pret prej muajsh pa sukses që ai të ekzekutohet.
Megjithatë, redaksia punon në kushte ekstreme dhe përgatit çdo ditë një version të reduktuar të gazetës. Baze thotë se nuk do lejojë që Berisha të heshtë gazetën “TemA”.
Por Baze nuk ka shpresë se pas këtyre zgjedhjeve gjërat do bëhen më mirë.
“Problemi ynë është opozita. Ajo kërkon që të ketë një identitet të saj, por nuk ia ka dalë të çlirohet nga trashëgimia e socialistit Fatos Nano.”
Edi Rama, kryetari i partisë, ka qenë i besueshëm si kryebashkiak e tani do që ta përçojë në gjithë Shqipërinë modelin e Tiranës.
“Korrupsion ka dhe në kryeqytet dhe Rama duhet të ketë guximin e vullnetin për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.”