Tension dhe përplasje për mitingun e socialistëve në TiranëNga Tema, News 24Policia bllokoi përgatitjet për mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste ditën e sotme. Dhjetëra forca policore nuk kanë lejuar ngritjen e skenës së mitingut përpara selisë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Tension dhe përplasje për mitingun e socialistëve në TiranëNga Tema, News 24Policia bllokoi përgatitjet për mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste ditën e sotme. Dhjetëra forca policore nuk kanë lejuar ngritjen e skenës së mitingut përpara selisë së Kryeministrisë.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se socialistët nuk mund të bëjnë një miting pikërisht aty për shkak të frikës së përplasjes me demokratët që kanë mitingun e tyre pak më sipër, në sheshin “Skënderbej”.
Policia ka kërkuar që ata të bëjnë mitingun në sheshin “Nënë Tereza”.
Megjithatë, arsyeja kryesore e tensioneve dhe përplasjeve të djeshme ka qenë fakti se socialistët duhej ta ngrinin skenën ditën e sotme.
Partia Socialiste e ka denoncuar skandalin si presion të qeverisë për të mos lejuar mitingun. Sipas PS, leja për ngritjen e skenës është marrë që në datën 17 qershor dhe veprimet e policisë janë përpjekje për të bllokuar përgatitjet e mitingut përmbyllës të socialistëve.
Në vendngjarje ka pasur debate të shumta mes forcave të policisë dhe anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët janë detyruar të ndërpresin punimet për ngritjen e skelës. Ndërkaq, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është planifikuar mitingu i Partisë Socialiste, kanë mbërritur shumë përfaqësues të selisë rozë.
Përfaqësuesit e PS kanë bërë të ditur se policia ka ushtruar presion ndaj punonjësve të ngritjes së skelave duke i kërcënuar se do të shoqërohen në komisariat, nëse nuk zbatojnë urdhrin.
Partia Socialiste e ka quajtur këtë një presion të hapur të qeverisë, ndërkohë që përfaqësuesit e saj, në shesh, mes tyre edhe deputeti Fatmir Xhafaj, kanë debatuar me forcat policore. Xhafaj ka treguar kërkesën e PS drejtuar policisë që shënon datën 17 qershor, ndërkohë që ka kërkuar të verifikohet se çfarë date mban kërkesa e PD për mitingun e saj.
Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Vocaj, i cili ka replikuar me përfaqësuesit e PS, duke kërkuar çmontimin e skelës.
Islami: Ky është incidenti i radhës i fushatës, policia ndërhyri me urdhër politik
Përmes një interviste në News24, Kastriot Islami ka bërë një përmbledhje të situatës së incidentit, duke theksuar se gjithçka është bërë në zbatim me ligjin.
“Partia Socialiste ka bërë kërkesë në datën 17 për të bërë manifestimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia duhet të jepte vërejtjet e saj brenda 24 orëve nga data e depozitimit të kërkesës dhe nuk e bëri këtë gjë. Arsyetimet e sotme janë të papranueshme. Forcat e policisë kanë filluar të kërcënojnë punëtorët dhe arsyeja është politike, ata kanë marrë një urdhër politik, vetë policët shprehen se janë viktima”, - theksoi Islami.
Sipas Islamit, kjo ngjarje ka cenuar ndjeshëm imazhin e policisë duke theksuar se “policia e vendit është diskredituar në nivelin e shefave të saj”.
“Urdhri politik dëmton imazhin e Shqipërisë si vend i NATO-s. Policia ndërhyn me urdhër politik të fuqishëm. Urdhri politik vjen nga kryeministri Berisha. Ministri Nishani nuk u përgjigjet telefonatave tona”, - u shpreh Islami.
Partia Socialiste e konsideron incidentin e sotëm si incidentin e radhës të kësaj fushatë të tensionuar. “Shënohet një incident tjetër në këtë klimë të tensionuar, duke filluar nga vrasja e deputetit Xhindi deri te vrasja e kreut të PDK në Malësinë e Madhe”.
Përfaqësues të ODIHR interesohen për incidentin
Përfaqësuesit e ODIHR janë interesuar për incidentin duke kontaktuar me përfaqësues të PS dhe disa prej tyre kanë mbërritur në vendngjarje.