E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Dogane per veshjet qe blihen jashte

TIRAN- Perpos nderhyrjes ne nivelin e taksave te telefonise celulare dhe bankave qeveria parashikon te ndermarre ndryshime te tjera ne sistemin fiskal te vendit. Ministri i Financave Ridvan Bode konfirmoi dje gjate nje konference per shtyp rishikimin e sistemit fiskal pergjate vitit 2011 ne raport me zhvillimet ne ekonomine e vendit.


Paraprakisht mesohet se qeveria pritet te ndermarre nje reforme ne vjeljen e akcizes e cila deri me tani ka qene ne administrimin e tatimeve ndersa pritet te kaloje ne pergjegjesi te doganave.


Sigurisht qe nuk jane tabu taksat dhe rishikimi i sistemit fiskal duhet te kete dinamiken qe ka ekonomia per te adresuar dhe per te zgjidhur problemet. Jo per te rritur taksat por per te zgjidhur problemet qe lindin ne segmente te caktuara te ekonomise dhe per te tilla gjera mund te nderhyjme por nuk kemi ndonje programim te vecante me perjashtim te asaj qe eshte njoftuar tashme akcizat - tha dje Bode.


Krahas kesaj kreu i Financave paralajmeroi edhe nderhyrje te tjera ne sistemin fiskal te cilat ai i cilesoi si rregullime duke perfshire ketu edhe taksat doganore te veshjeve.


Do kete dhe rregullime te vogla qe nuk kane te bejne me rritje te barres fiskale perkundrazi ka kerkesa per te pare taksen doganore per veshjet per shkak te hapjes liberalizimit te vizave njerezit shkojne me lehte ne Evrope dhe vishen jashte.


Ne do te perpiqemi qe barriera fiskale te mos jete elementi i perzgjedhjes qe bejne qytetaret per te blere diku pa takse dhe per ta sjelle ne Shqiperi- vijoi ai. Bode foli edhe per nismen e ndermarre se fundmi nga qeveria taksimin e telefonise celulare dhe bankave. Sipas tij nuk ka ende nje draft perfundimtar ne lidhje se si do te arrihet kjo duke shtuar se do te jete eksperienca nderkombetare ajo te ciles do ti drejtohet ne kete rast qeveria.


Ministri pranoi mosrealizimin e planit per sa i perket te ardhurave totale ne buxhetin e shtetit per vitin 2010 dhe specifikisht te atyre nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Sipas tij ky tregues ka ardhur kryesisht per shkak te rritjes se ritmeve te rimbursimit te TVSH-se ndaj bizneseve ne nivelin e 10 deri 11 per qind te te ardhurave nga kjo takse. Kjo ka bere qe niveli i rimbursimeve per vitin 2010 te jete ne nivele kaq te larta 10 miliarde leke ose 10 per qind e TVSH-se - perfundoi Ministri.


Raporti paraprak i Ministrise se Financave mbi realizimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit paraqet nje mosrealizim prej 8.7 miliarde lekesh pergjate vitit 2010. Jane tatimet ato qe paraqiten me mosrealizimet me te medha me minus 10.3 miliarde leke. Keto te dhena vijne ne nje kohe kur qeveria shkurtoi buxhetin ne Korrik te vitit 2010 duke ulur pritshmerite ne te ardhura dhe shpenzime. Pavaresisht ketyre te dhenave Bode e cilesoi pozitive punen e organeve te fiskut pergjate vitit te shkuar te cilat realizuan planin e te ardhurave ne nivele te kenaqshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›