Flamurtari, 500 mijë euro për VeliunMbrojtesi zhvilloi gjatë muajit gusht një test disa ditor te Sëlltiku në Skoci, por transferimi nuk u realizua.

Publikoje ne:
Flamurtari kërkon 500 mijë euro për kartonin e mbrojtësit të talentuar Franc Veliu. Lajmin e bëri të ditur “Sport Ekspres”. Veliu zhvilloi gjatë muajit gusht një test disa ditor te Sëlltiku në Skoci, por transferimi nuk u realizua.
“Sport Ekspres” jep edhe një të dhënë interesante në lidhje me vlerat financiare të shitjes së lojtarëve shqiptarë jashtë: Sulejman Demollari u shit te Dinamo e Bukurreshtit për rreth 200 mijë dollarë, Blendi Shkëmbi nga Teuta në Kroaci për 250 mijë marka gjermane dhe Emiljano Vila nga Teuta te Dinamo e Zagrebit për 250 mijë euro.
E Enjte, 03 Shtator 2009