E Diel, 1 Nëntor 2026

Vila te U-21 kundër AzerbajxhanitNë dispozicion të trajnerit Artan Bushati do jetë edhe dy futbollistët e Flamurtarit, Franc Veliu e Hair Zeqiri

Publikoje ne:

Emiljano Vila do të jetë në shërbim të Shqipërisë U-21 për ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Bashkë me mesfushorin e Lokomotivës së Zagrebit, autori i një goli në humbjen 5-2 me Skocinë U-21, në dispozicion të trajnerit Artan Bushati do jetë edhe dy futbollistët e Flamurtarit, Franc Veliu e Hair Zeqiri, të cilët dy ditët e fundit po stërviten me Kombëtaren A.

Takimi kundër Azerbajxhanit, i vlefshëm për Grupin 10, do të zhvillohet ditën e shtunë, më 5 shtator në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”, në orën 16:30. Në takimet e para ekipi Shpresa humbi në përballjen e dyfishtë me Skocinë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Jahmir Hyka dhe Emiljano Vila.

Shqipëri-Azerbajxhan do të gjykohet nga gjyqtarë nga San Marino  me kryesor Stefano Podeski. Ndihmës të tij janë Manuel Xhustin dhe Gabriele Rosin. Delegat i UEFA-s është maltezi Emanuel Zamit, që luan rolin edhe të vëzhguesit të arbitrave.

E Enjte, 03 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›