Hyka: “Qipro na ka bërë më të fortë”Mesfushori i Kombëtares beson se Shqipëria do ta vendosë në vështirësi Danimarkën, edhe pse kjo e fundit vjen në Tiranë pa asnjë humbje në 6 ndeshjet e zhvilluara

Publikoje ne:
Mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka, beson se Shqipëria do ta vendosë në vështirësi Danimarkën, edhe pse kjo e fundit vjen në Tiranë pa asnjë humbje në 6 ndeshjet e zhvilluara, duke koleksionuar 16 pikë e mbajtur vendin e pare.
Hyka, me ç’moral e presim Danimarkën?
Pas ndeshjes me Qipron jemi me moral të lartë. Ndaj Danimarkës do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, për t’i vënë në vështirësi pasi dihet forca e tyre. Janë në vend të parë në grupin tonë. Besoj se do të bëjmë diçka pozitive në lojë.
Danimarka luan futboll fizik, a jemi të gatshëm të përballojmë ritmin e tyre?
Është e vërtet, por janë dhe teknikë. Ne do t’i kundërpërgjigjemi me përdorimin e topit. Me kundërsulme mund t’i vëmë në vështirësi.
Danezët vijnë pa asnjë humbje në Tiranë?
Edhe mund të ndodhë që t’ia shkaktojmë ne humbjen e parë. Në futboll çdo gjë është e mundur. Pse jo, të mos fitojmë”.
Unë në formacionin fillestar?
Këtë e vendos trajneri, nuk kam folur nëse do të luaj në formacion apo jo. Nëse do të më jepet mundësia, do të mundohem të jap më të mirën.
E Enjte, 03 Shtator 2009