E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Besa, luhet "episodi" i dyte

Aranit Muraci
Trajneri i Beses, Shpetim Duro shprehet i bindur se nje fitore e mundshme ne ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit do ta rreshtoje skuadren kavajase ne garen per titull, deri ne javen e fundit dhe do t'i jape shanse te medha qe te arrije objektivin final. Kesisoj, pas paraqitjeve pozitive ne ndeshjet e ketij viti, Besa do te kerkoje fitoren e peste radhazi ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Kjo ndeshje eshte luajtur nje jave me pare dhe perfundoi me fitoren e Flamurtarit me rezultatin 1-0, por per shkak te parregullsive qe jane konstatuar gjate lojes ne fundin e pjeses se pare, ku gjyqtari anuloi nje vendim plot tre here, FSHF vendosi qe kjo te luhet serish ndeshja. Stafi drejtues i Beses shprehet i sigurt se me mundesine e dyte qe i eshte dhene, do te arrije te fitoje duke pasur parasysh potencialin me te mire te lojtareve. Sulmuesi Vioresin Sinani, ka sjelle eksperiencen e duhur ne sulmin kavajas, gje qe eshte vertetuar me ndeshjen e fundit ne Fier, ndaj Apolonise. Besa ka udhetuar drejt Vlores, pa sulmuesin tjeter te formacionin baze, Daniel Xhafaj, por mungesa e tij do te gjeje alternativa te tjera, per te cilet trajneri Shpetim Duro eshte shprehur: - "Besa e ka nisur sezonin me pretendime te medha dhe nuk ka hequr dore ne asnje moment nga titulli, perderisa edhe ne janar ka afruar futbolliste te tjere me eksperience". Para udhetimit drejt Vlores, ne analizen e fundit trajneri Duro iu ka kerkuar lojtareve, qe te jene e vemendshem para ketij takimi delikat per objektivin final. Sakaq, presidenti i skuadres, Nexhat Bizhdili, nisur nga rezultate pozitive te javeve te fundit ka akorduar shperblime te majme per lojtaret. Megjithate, ne rast disfate me Flamurtarin, Besa do te mbetet larg pretendimeve te medha per te fituar titullin kampion. Diferenca mes kavajasve dhe kryesuesve te kampionatit do te mbetet 12 pike. Kjo diference i jap perparesi te medha Dinamos, qe do te luaje ndeshjes e radhes direkte, ne Tirane. Bluve te kryeqytetit iu duhet qe te munden kater ndeshje dhe kavajasit te mos gabojne asnje, qe ne Kavaje tifozet e shumte te shijojne me ne fund titullin e pare kampion, ne historine e klubit te tyre.

Trajneri peqinas i Flamurtarit, Gugash Magani nuk arriti dot qe te shijonte fitoren e pare te ketij viti ndaj Beses, pasi FSHF vendosi qe ndeshja e cila pati probleme ne Vlore, te perseritet dhe pikerisht ne nje sfide te dyte ai do te kerkoje fitoren e munguar. Besa do te vihet sot perballe Flamurtarit, ne nje sfide me synime krejt te kunderta per ekipet dhe trajneret respektive. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani shprehet i bindur se ekipi vlonjat do te fitoje sfiden me Besen, per te shmangur renien ne nje kategori me poshte, si dhe per te thene se e meritonte fitoren e kaluar, pavaresisht se skuadra e tij nuk do te kete ne kete rast mbeshtetjen e tifozeve. "Kishim nje mundesi te mire nje jave me pare, ne ndeshjen me Shkumbinin, qe te riktheheshim te fitorja, por nuk kishim fat ne loje," -theksoi Magani. "Jam i bindur se ekipi do te arrije nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e radhes, me Besen. Ndeshja do te perseritet dhe ne nuk do te kemi kete radhe ne stadium perkrahjen e tifozeve, por ekipi eshte i motivuar per te arritur maksimumin ne loje," - thekson Gugash Magani, para ndeshjes se sotme. Flamurtari do te lere pas dy ekipet e juglindjes, Skenderbeun dhe Gramozin ne rast fitoreje, para se Magani te beje llogarite per ndeshjen e javes se 20-te. Ne te kundert, trajneri Magani do te kete te veshtire qe te realizoje synimet ne krye te stolit te Flamurtarit, qe do te thote se e ardhmja pas nje rezultati negativ me Besen do te jete e pasigurt. Drejtuesit e Flamurtarit jane shprehur te bindur se lojtaret qe kane ne perberje jane cilesore dhe pretendojne se renia ne nje kategori me poshte nuk do te diskutohet pas disa javeve.

Mundesite e Beses
Besa ne rast se fiton sot, do te ngjitet ne kuoten e 39 pikeve, ose do te kete 9 pike me pak se Dinamo e vendit te pare dhe 7 pike me shume se Tirana e vendit te trete. Nese arrijne qe te fitojne ne Vlore, kavajasit "blindojne" vendin e dyte dhe do te garojne per titull.

Mundesite e Flamurtarit
Flamurtari ne rast se fiton ndaj Beses do te ngjitet ne kuoten e 18 pikeve, duke shmangur vendin e fundit dhe do te lere pas dy ekipe, Skenderbeun dhe Gramozin. Vlonjatet vetem me tre pike do te afrohen nje pike nga Vllaznia, qe ndodhet ne zonen "play- out"

6 pike
Diferenca e Vllaznise qe ndan kufirin e kater skuadrave te fundit, dy prej te cilave do te luajne ndeshje "play-out" me ekipin qe ndodhet me lart, Apolonine eshte gjashte pike. Kur duhen edhe 13 jave nga perfundimi i gares, dy emra te medhenj rrezikojne renien.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›