E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Nelson "Mandela", shiste heroine neper lokale

Elbasan- Djali i "Mandeles" arrestohet si shperndares i lendeve narkotike ne qytetin e Elbasanit. Agjentet e Zyres se Antidroges, kane finalizuar mesnaten e se henes operacionin e koduar "Bardhe e zi", me qellim shkaterrimin e nje rrjeti shperndaresish te drogave hashash dhe heroine ne lokalet e qytetit. Burime zyrtare bene me dije se arrestuan brenda nje lokali ne pronesi te V. B., te dyshuarin Nelson Peqini, 20 vjec, banues ne lagjen "Beqir Dardha" te Elbasanit. Burime policore thane se Nelsoni eshte djali i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin "Mandela", qe eshte akuzuar per drejtimin e bandes me te njejtin emer nga viti 1997 dhe me pas, deri ne arrestimin e tij ne France dhe me pas ekstradimin ne Shqiperi, ku do vuaje denimin per akuzat e drejtimit te bandave te organizuara dhe pjesemarrje ne trafiqe e vrasje te ndryshme. Sipas detajeve te policise, ne operacionin e finalizuar ne lagjen "Emin Matraxhiu", 20-vjecari eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise dhe gjate kontrollit fizik te ushtruar iu gjenden dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 7 tableta te mbeshtjella me leter varaku. Brenda tyre gjendej nje mase ne gjendje pluhuri me ngjyre te kuqerremte, e cila per nga karakteristikat ngjasonte me lenden narkotike te llojit heroine, me peshe rreth 3 gram. Droga u bllokua si prove materiale, kurse Peqini akuzohet per "shitje te lendeve narkotike".
Aksionet
Policia e Elbasanit ka nisur prej fundvitit te kaluar nje vale aksionesh ne qytet me qellim shkaterrimin e grupeve te shperndaresve te lendeve narkotike ne qytet, kryesisht ne lokale. Numerohen te pakten 20 te arrestuar me sasi te shumta droge heroine dhe hashash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›