Propozohet ndryshimi i sistemit te pikeve
Dy muaj me pare, Komisioni i Formula 1 ne kompromis me ekipet pjesemarrese ne gare, organizatoret, sponsoret dhe mbeshtetesit e shumte te ketij sporti, komunikoi lajmin se sezoni i ri mund te nise me nje sistem ri pikesh: 25-20-15-10-8-6-5-3-2-1. Sistemi i ri, qe pritet te perdoret ne garat e Formula 1 do t'i jape me shume perparesi tre piloteve te pare per te fituar garen dhe do te thote se piloti i pare ne fund te gares do te marre 25 pike, i dyti 20 pike dhe keshtu me radhe deri te i dhjeti qe do te vleresohet me 1 pike. Sistemi i fundit i perdorur prej vitit 2003 kishte kete vleresim pikesh: 10-8-6-5-4-3-2-1. Propozimi i ri, i cili eshte duke u ratifikuar nga FIA dhe do te vendoset brenda 48 oreve, shihet i mundshem dhe formati i pikeve: 25-18-15-12-10-8-6-4-2-1, pret zyrtarizimin. Ndryshimet e metejshme do te jepen nga Komisioni i F1, pas vendimeve te radhes.