Kinezet, baze materiale per studentet e gjuheve te huaja
Ambasada e Republikes Popullore te Kines ka dhuruar dje libra, kompjutere, wi-fi, mjete didaktike dhe elektronike per seksionin e Gjuhes Kineze ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes. Gjate ceremonise se organizuar me kete rast, dje ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, dekania e Fakultetit te Gjuheve te Huaja, prof. dr. Klodeta Dibra theksoi nevojen e krijimit te ketij seksioni ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja dhe punen qe eshte bere per te realizuar kete objektiv. "Gjuha kineze eshte nje nga gjuhet me me shume tradite qe vijon te ekzistoje ne bote, si nje gjuhe kulture eshte e domosdoshme qe te mesohej edhe nga studentet shqiptare te Universitetit te Tiranes. Hapja e ketij seksioni me ndihmen e rektorit te Universitetit te Tiranes, prof. Kules dhe ambasades kineze ne Shqiperi eshte nje akt per t'u pershendetur", - tha Dibra. Ndersa rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule pershendeti kete nisme, duke e quajtur edhe nje nevoje ne kushtet e reja te politikes dhe ekonomise globale. "Kina sot eshte nje superfuqi boterore ekonomike dhe politike dhe si ekonomist do te thosha, qe krahas aspektit kulturor qe ka gjuha kineze, mesimi i saj nga studentet shqiptare do t'u krijoje atyre mundesi me te shumta ne tregun boteror te punes. Me vjen mire qe kjo gjuhe eshte perzgjedhur nga nje sere studentesh dhe jam i sigurt qe do te zgjidhet si gjuhe, nga akoma me shume persona gjate viteve ne vijim",-tha rektori.