E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Dinamo 1-2. Blute mbretër te transfertave

Dinamo ia doli të diltë e pathyeshme nga transferta e vështirë e Vlorës, kur mposhti Flamurtarin 2-1 në ndeshjen hapëse të javës së 16-të të Kategorisë Superiore.
Për kryesuesit, skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbjë në transfertë në tetë ndeshje të luajtura jashtë fushës së saj, realizuan në pjesën e parë Bekim Kuli në të 30' me anë të një goditje të lirë nga 30 metra dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë (45'+2) kroati Pero Pejic, dyfishoi rezultatin, duke realizuar njëkohësisht edhe golin e tij të nëntë në kampionat.
Golin e flamurit për Flamurtarin e realizoi korcari Denis Mema në minutën e 58-të. Dinamo morri revanshin nga Flamurtarit, që fitoi në Tiranë 0-1 (gol i Rustemit në të 89') dhe njëherësh mbrojti vendin e parë, tani në kuotën e 34 pikëve, pesë më shumë se Partizani i vendit të dytë, që do të përballet nga ana e tij me Teutën në Durrës, ditën e diel.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16
21 dhjetor
Flamurtari-Dinamo 1-2
Shënues: Denis Mema 58'/ Bekim Kuli 30', Pero Pejic 45'+2
Gjyqtarë: T.Latifi, E.Doda-G.Maloku
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë

22 dhjetor
Tirana-Besa
S.Jareci, D.Rexha-D.Koreshi
Kastrioti-Shkumbini (Lezhë)
E.Sino, D.Salaj-P.Goxhaj
Vllaznia-Besëlidhja
A.Janku, A.Mali-F.Elezi
23 dhjetor
Skënderbeu-Elbasani
S.Ceka, A.Lamce-A.Guce
Teuta-Partizani
Sh.Guce, L.Mustafaraj-A.Pregja

RENDITJA
1. Dinamo* 34
2. Partizani 29
3. Besa 27
4. Tirana 25
5. Elbasani 24
6. Vllaznia 22
7. Flamurtari* 21
8. Shkumbini 20
9. Kastrioti 16
10.Besëlidhja 12
11.Teuta 11
12.Skënderbeu 8
* Një ndeshje me shumë

Lojtarët e pezulluar
Teuta: Hodo (3v), Stafa (3v), Cota (2v 1k)
Flamurtari: Guga (1k)
Shkumbini: Byzhyti (3v), Dabulla (3v)
Dinamo: Bodrusic (3v)
Kastrioti: Braho (3v)
Vllaznia: Lika (3v)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›