E Shtunë, 31 Tetor 2026

Livorno: “Kemi nevojë për golat e Bogdanit”

"Bogdani për ne është një garanci, ka shumë kërkesa, por ne nuk kemi ndërmen të privohemi nga ai". Ky është mendimi i drejtorit sportiv të Livornos, Elio Sinjoreli. "Do të jetë shumë i nevojshëm dhe për pjesën e dytë të kampionatit do të kemi shumë nevojë për golat e tij", - thekson Sinjoreli, i cili hedh poshtë pistën e shkëmbimit të mundshëm Zampanja-Bogdani. "Zampanja? Nuk mund të mohoj se jermi interesuar për të, kemi folur me Atalantën, por nuk do të jetë e lehtë të mposhim konkurrencën. Të shohim cdo të ndodhë më pas, por si e kam thënë më parë, para së gjithash kërkojmë dy anësorë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›