E Diel, 1 Nëntor 2026

Shorti i Ligës së Kampioneve, më i forti për italianet

Nga Arben Shemili
16 më të mirat e ligës së kampioneve. Short shumë i fortë për skuadrat italiane. Skuadrat milaneze do të përballen me anglezet, ndërsa verdhëkuqte e Romës me skuadrën e Shusterit. Shorti i sapo hedhur në Nyon të Zvicrës në këto momente për turin e 16 më të mirave të ligës së kampioneve, vuri italianet përballë anglezëve por edhe përballë spanjolleve. Pra me keq se kështu nuk mund të shkonte. Inter ka gjetur Liverpulin, kundërshtarin e vitit të shkuar të kushërinjve të tyre Milan, ndërkohë që kuqezitë do të përballen me Arsenal, një nga formacionet më brilante në Evropë në këtë sezon, pas lamtumirës së Henrisë. I vendosur në fashën e dytë, verdhëkuqte e Romës kanë gjetur mes grupit të mëdhenjve të Evropës, Real Madrid, rivale që në edicionin e dy viteve më përpara, por atëhere në fazën e grupeve. Në këtë fazë bëhet fjalë për eliminim direkt, me vajtje në 19-20 shkurt dhe ardhje 4-5 mars. Roma do të luajë e para në shtëpi, ndryshe nga Inter dhe Milan që falë kryesimit në grupe do ta luajnë të parën jashtë shtëpisë. Ja lista e plotë e shortit Selltik-Barcelona Lion-Mancester Junajtid Shalke 04-Porto Liverpul-Inter Roma-Real Madrid Arsenal-Milan Olimpiakos-Celsi Fenerbace-Sevilja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›